‘Lirimi i Alqi Bllakos’/ Meta: Goditje fatale për sistemin e drejtësisë! Ekzekutim me urdhër të Ramës

‘Lirimi i Alqi Bllakos’/ Meta: Goditje fatale për sistemin e drejtësisë! Ekzekutim me urdhër të Ramës

20:42, 07/10/2022
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka hedhur akuza në drejtim të kryeministrit Edi Rama pas lirim të djeshëm të ish-deputetit socialist Alqi Bllako, i cili u arrestua për aferën 430 milionë euro të inceneratorëve.

Lirimin e Bllakos, Meta e ka quajtur një goditje fatale për sistemin e drejtësisë dhe një ekzekutim moral i saj i bërë me urdhër të Edi Ramës.

Lirimi i djeshëm i Alqi Bllakos është një goditje fatale për sistemin e drejtësisë. Është një ekzekutim moral i saj i bërë me urdhër të Edi Ramës, ashtu siç bën me amnistitë e tërthorta me oligarkët dhe ndërkohë fut në burg 82-vjeçaren nga Narta e Vlorës për kotecin pa leje’, shkruan Meta në Facebook.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco