FOTO/ Mbi 60% e shqiptarëve mendojnë se gjërat po ecin shumë keq në vend

FOTO/ Mbi 60% e shqiptarëve mendojnë se gjërat po ecin shumë keq në vend

20:22, 07/10/2022
A+ Aa A-

60.2% e shqiptarëve janë pesimistë për ecurinë e situatës së përgjithshme në vendin tonë.

Të pyetur nga Barometri në Euronews Albania, rreth 2/3 u shprehën se situata në vendin tonë po shkon shumë keq. Ndërsa vetëm 9.5% e të pyeturve mendojnë se situata në vendin tonë është në rrugën e duhur.

30.1% e të targetuarve janë të pavendosur, ndërsa 0.2% nuk janë përgjigjur.

Pesimizmi shtohet edhe më shumë kur shqiptarët i pyetëm për ecurinë e situatës ekonomike, të cilën e kanë vlerësuar negativisht, 69.3% e tyre. Vetëm 6.2% e tyre mendojnë se situata ekonomike është shumë e mirë.

23.9 % e tyre e kanë cilësuar situatën ekonomike as të mirë dhe as të keqe dhe 0.6% kanë refuzuar të përgjigjen.

Kur bëhet fjalë për ekonominë në shtëpinë e tyre, 51% e të pyeturve e vlerësojnë si shumë të keqe situatën. Ndërsa 12.8% e vlerësojnë pozitivisht.

Sipas tyre, problematikat kryesore me të cilat po përballet vendi ynë, janë ekonomia me 84.7%, emigrimi me 67%, niveli i lartë i kriminalitetit në vend dhe korrupsioni për të cilën kanë votuar 41.2 % dhe shëndetësia me 27.8%.

Për ata të cilët mendojnë se problem kryesor është ekonomia, produktet e shportës zënë pjesën më të madhe të shqetësimit me 46.8%, të ardhurat e pamjaftueshme 25.7%, papunësia 15.9% dhe kostot e transportit 10.7%.

Por kjo situatë sipas qytetarëve, nuk ka shumë gjasë të ndryshojë, pasi 57.2% e të targetuarve mendojnë se vendi ynë po shkon në drejtimin e gabuar. Ndërsa 23.1% janë shprehur se po ndiqet rruga e duhur.

Gjetjet janë të Barometrit të Euronews Albania, realizuar në periudhën 9-21 shtator 2022, kryer nga MRB dhe Data Centrum, në nivel kombëtar me 1000 intervista ballë për ballë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco