Berisha: 6 mln € për satelitë, 4 mln për instalacion në Kryeministri! Do t'i kërkojmë llogari për çdo qindarkë

20:12, 07/10/2022
A+ Aa A-

Kreu i demokratëve, Sali Berisha ka hedhur akuza në drejtim të Edi Ramës ku sipas tij ka paguar 6 milionë euro për satelitë, 4 milionë euro për instalacion në Kryeministri duke kaluar nga një skandal në tjetrin.

Berisha theksoi se për paratë e taksapaguesve shqiptarë do ti kërkojmë llogari për çdo qindarkë Edi Ramës.

Berisha: Rëndon më thonë demokratët se po ikin shumë. Po, po ikin se kjo është politika e Edi Ramës, por ne duhet të bindim çdo ditë e më shumë. Sikur 2 nga ne të bindim gjatë kësaj kohe, ne jemi aq shumë sa ne realizojmë dhe shënojmë fitoren më të thellë.

Por kjo kërkon nga ne atë kohën që duhet të ja japim misionit tonë. Atë orë, ato dy orë sipas mundësive secili nga ne.

Ajo orë është kohë për tu ulur për të biseduar. Njerëzit e lirë, që bisedojnë të lirë me njëri-tjetrin, pasurojnë njëri-tjetrin.

Ne kemi argumente, të vërteta ne nuk kemi nevojë të deformojmë asgjë.

Ky ka kaluar në një stad të paimagjinueshëm. Ky u thotë shqiptarëve se firmos për 6 milionë për dy satelitë, sepse unë nuk i shikoj kullat 14 kate në mes të Tiranës, pa leje, por duhet të më thotë sateliti. Tallet, kjo është tallje cinike. Por 6 mln me kë i ndan dhe çfarë bën, sidoqoftë ato janë para të shqiptarëve.

Kalon nga një skandal në një tjetër. Bleu instilacionin dhe tha unë nuk jap llogari si i përdor paratë.

Po të kujt i ke paratë, të Surrelit i ka paratë ai. Për paratë e Surrelit ti mbajë për vete, por për paratë e taksapaguesve do ti kërkojmë llogari çdo qindarkë.

Pra misioni ynë përmbushet kur secili prej nesh të vendosë të takojë çdo ditë, mikë, shokë, shoqe të cilët janë të lëkundur, nuk besojnë të PD. Por pse nuk besojnë kanë të drejtë. Nuk është faji i tyre, është i yni, se jemi ne që kaluam nga humbja në humbje, ndaj dhe ne duhet të ndryshojmë, e po ndryshojmë.

Ne po angazhohemi në një dialog me qytetarët, duhet të angazhohemi në një komunikim intensiv në mediat sociale, në Facebook, Instagram, Tik Tok.

Nën moshën 45-vjeçare janë mënyrat kryesore të komunikimit në Shqipëri.

Duhet ta konsiderojmë mision ne këtë.

Terri është kriteri i kësaj qeverie, errësira. Nuk rrinë dot këta pa përdorur metodat e vjetra, janë një sekt i veçantë. E kanë këta, se kanë frikë nga fjala.

Kur këtyre u ka hyrë frika nga fjala janë të pashpresë, do të munden, humbasin. Ne duhet të punojmë shumë dhe të bëjmë gjithçka që të tërheqim me vete çdo qytetar shqiptar që beson se vendi i tij po ecën në drejtim të gabuar. Që beson se interesat kombëtare po shkelmohen, që ka pa se ky shtet është i shkërrmoqur, shtet kashte.

Infrastruktura digjitale e tij u rrënua. Pa diskutim Irani bëri agresion, por kaq agresion bëri qeveria e cila për interesa të krimit fshiu sistemin TIMS. Gënjen dhe vetëm gënjejnë kur thonë se i kemi të dhënat. Ua them unë ju, të dhënat janë zhdukur. Kanë të dhëna vetëm çfarë kanë mbetur në USB apo kopje. I zhdukën vetë se janë të lidhur kokë e këmbë me krimin, janë peng i bandave. I zhdukën sepse kanë qindra udhëtime me bandat, vrasës dhe e dinë se drejtësia vonon, por nuk harron.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco