Lajmi i fundit

LIVE/ Kreu i PD, Sali Berisha takim me drejtuesit e Departamenteve

'Vesi del me shpirtin', Dashnor Sula: Legalizimi i hashashit pengesë serioze në rrugën drejt BE-së

'Vesi del me shpirtin', Dashnor Sula: Legalizimi i hashashit pengesë serioze në rrugën drejt BE-së

20:09, 07/10/2022
A+ Aa A-

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ka reagur pas nismës së qevrisë për të legalizuar kanabisin në vendin tonë.

Sula është shprehur se këto nisma janë kundër direktivave politike të Bashkimit Evropian, që vetëm na largojnë prej sajë dhe pihen pengesa serioze për hapjen e negociatave.

Postimi I Sules:

Legalizimi i kanabisit minon integrimin në BE dhe rrënon ekonominë!

 "Vesi del me shpirtin" Kjo shprehje i shkon shumë për shtat kësaj qeverie. Ndërsa kemi nisur procesin screanin për procesin e integrimit Evropian, kjo qeveri po bën të gjitha përpjekjet e mundshme për ta zhbërë vendimin për hapjen e negoviatave.

 Pasaportat e Arta

 Amnistia Fiskale

 Legalizimi i Kanabisit

Të gjitha këto nisma janë kundër direktivave politike të Bashkimit Evropian. Ia bëj me dije qytetarëve që nëse një nga këto nisma të qeverisë miratohet, jo vetëm që largohemi në kohë nga BE por rrezikon të zhbëhet edhe vendimi për hapjen e negociatave.

 Nga kjo mazhoranc në fakt nuk jam i surprizuar që e rikthejnë për diskutim legalizimin e kanabisit. Sepse kjo qeveri që kur erdhi në mandatin e parë e gjelbëroi Shqipërinë me drogë. I ngordhi të gjitha bletët nga hashashi. Kjo qeveri e bëri Shqipërinë të famshme në çdo vend të globit për helmimin vendeve të BE me drogë. Në Shqipërinë që po lulëzon "profesioni" i vrasëve me pagesë kjo qeveri kërkon të legalizoj drogën.

 Është kjo qeveri që ka ngritur trarët në dogana dhe ka fikur radarët për të eksportuar tonelata me kanabis drejt vëndeve të BE dhe duke importuar konteiner me kokainë në Shqipëri.

 Êshtë kjo qeveri e cila e ka kthyer Shqipërinë në parajsën e pastrimit të parave. Paratë e tonelatave të hashashit që shkojnë në BE dhe të kokainës ndërtohen kulla në Tiranë dhe trafikantët bëhen biznesmenë të ndershëm.

Ndaj në Shqipërinë me pagën mesatare 60 mijë lek të rinj, qiraja e shtëpive në kryeqytet është 30 mijë lek në muaj.

Në vendin ku 65% apo edhe më shumë e familjeve që kanë vështirësi për të mbyllur muajin për shkak të të ardhurave financiare të ulta, një metër katrorë e një apartamenti kushton deri në 3 mijë euro, ndërsa për biznese deri në 7 mijë euro dhe një garazh kushton 80 mijë euro.

 Kemi habitur botën mbarë se ku dolën në Shqipërinë me pagë mesatare 60 mijë lek kaq pasanikë që në të gjithë bregdetin ndërtojnë vila e rezorte miliona euroshe.

Asnjë logjikë ekonomike nuk kanë këto çmime me pagat, por çdo qytetar i thjeshtë e kupton se kjo ndodh për shkak të parave të pista. Ndërkohë që qeveria do që të legalizoj kanabisin.

 Na e ka vendosur damkën Moneyval që jemi në listën gri të pastrimit të parave. Agjencitë ligjzbatuese partnere gjithashtu na e kanë vendosur damkën. Megjithatë kjo qeveri sërish insiston të legalizojë kanabisin.

 Ka edhe një arsye tjetër thelbësore se përse kjo qeveri po insiston të legalizoj kanabisin në këtë moment kur edhe është bërë e qartë nga BE se nuk duhet.

Po shkojmë drejt zgjedhjeve lokale dhe sigurisht kjo mazhorancë do të përdore paratë e drogës qe do ta kamuflojë "të ligjshme" për të blerë votat dhe për të manipuluar zgjedhjet. Kjo është mëse e qartë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco