Berisha: Patëm rritjen më të lartë të çmimit së bukës në Europë! Rregulla mafioze për të pasuruar një grup të vogël

19:50, 07/10/2022
A+ Aa A-

Kryedemokrati Sali Berisha, në një takim me banorët e Gjirokastrës këtë të premte, deklaroi se Shqipëria ka pasur rritjen e çmimit të bukës më të lartë në Europë. Sali Berisha deklaroi se qeveria vendos rregulla mafioze për të pasuruar një grup të vogël.

“Pasuritë tona, në vend që t'i kthejë në mirësi për ne,  në burime mëkëmbje për ne, i ka kthyer në mallkim e fatkeqësi për ne. Merrni minierat, naftën, turizmin. Që të gjitha, për shkak të rregullave mafioze që ndjekin janë shndërruar në pasuri të një grupi të vogël.

Çfarë ndodh me shqiptarët. Ta supozojmë se këtë vit kanë ardhur 7 mln turistë. Ku shkuan këto të ardhura, kujt ju rritën rroga, kush përfitoi prej tyre. Po marrim energjinë. Kemi prodhuar vjet 9 terravat energji, shifër e jashtëzakonshme.

Maksimumi i konsumit është 7 terravat dhe kjo falë arritjeve të strategjisë tonë për ndërtimin e HEC-eve. 54% e energjisë vjen nga HEC-et private. Çfarë përfitojnë shqiptarët, zero. Përfitojnë gënjeshtrën e një njeriu që i gënjen pa u shqetësuar fare, se nuk kemi energji.

Sigurisht kur ti zbraz digat për të vjedhur, kur nuk përdor digat si rezervuar dhe nuk blen në atë periudhë energjinë e HEC-eve private, kjo ndodh. Nëse përdor digat rezervuar, shqiptarët nuk  kanë asnjë shkak të vuajnë nga mungesa e energjisë, përkundrazi e ka shndërruar në një ndëshkim për shqiptarët.

Po pse ndëshkim? Sepse shet, e shet me 40 euro megavatin dhe e blen me 140-280 euro megavatin. Po si e bën këtë thoni ju. Këta e perceptojnë lirinë si një mundësi për të vjedhur sa më shumë. Ia shet një tregtari vendas me 40 euro megavati, ky e shet me 140 euro dhe 100 që fiton i ndan me qeveritarin.

Por kjo është pasuri publike e qytetarëve. Edhe një arritje të madhe që patëm, se kemi vuajtur shumë me energjinë, gjenerator dhe errësirë. Tani që themi se dolëm në dritë vërtetë, tani e ka kthyer dhe atë.

Në datën 2 janar rriti çmimin për furrat e bukës, që fillimisht nuk ua rriti, nga 71 në 225 lekë. Çfarë bëri me këtë, dënoi çdo qytetar shqiptar. Minimumi furrxhinjtë e ulin me ¼ peshën e bukës. Kjo është e vërteta.

Mos harroni, ne jemi kombi që patëm rritjen më të lartë të rritjes së çmimit së bukës në Europë dhe jemi kombi që konsumojmë më shumë bukë për frymë.”-tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco