Lajmi i fundit

LIVE/ 15 vjet, Shqipëria në NATO - Flet Kryetari i PD, Sali Berisha

Kallëzimi i Metës ndaj ‘Dosjeve’, Prokuroria mbyll hetimet/ Vasili: Lojë e fëlliqur e Edi Ramës dhe Erion Veliajt

19:17, 07/10/2022
A+ Aa A-

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili siguron se Ilir Meta nuk ka asnjë dosje si bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit. 

Në një interviste për emisionin 'Syri Digitalb' të moderatorit Bled Marku në Syri Tv, Vasili u shpreh se mbyllja e hetimeve nga Prokuroria pas kallëzimit që Meta i bëri Autoritetit të Dosjeve, është një lojë e fëlliqur dhe një manipulim i Edi Ramës dhe Erion Veliajt.

Sipas Vasilit segmente te qeverisë sulmuan Metën një ditë pasi ai mori drejtimin e Partisë së Lirisë. 

Vasili e cilëson këtë si skandalin më të rëndë në 100 vitet e fundit në drejtësi.

“Leximi i kësaj gjëje është shumë i thjeshtë. Kjo gjë është një përpëlitjë, një shërbim që qeveria përpiqet të bëjë, një çështjë e një skandali të turpshëm, një manipulim dhe një inskenim vërtet i neveritshëm i cili vdiq pa lindur, sepse dihet më së miri që nuk ekziston një gjë e tillë. Ishte vetëm një lojë e fëlliqur e autoritetit të dosjeve nën regjinë e Edi Ramës dhe Erion Veliajt për të krijuar një tymnajë pikërisht një ditë pas krijimit të Partise së Lirisë dhe marrjes së partisë së lirisë në drejtim nga zoti Ilir Meta. Çështja e prokurorisë do përfundojë në gjykatë, nuk ka përfunduar ende, absolutisht, është vetëm fillimi. Thjesht prokuroria ka treguar qartazi që është kapur nga fyti. Me aq sa kam mundur të shohë, për fat të keq  prokuroria shqiptare nuk ka  diskrecion. Nuk ka asnjë përgjigje zyrtare me aq sa kam dëgjuar nga avokati dhe përfaqësuesi ligjor i zotit Ilir Meta, avokati Genc Gjokutaj”, tha ai. 

Vasili tha se as në kohën e komunizmit nuk dëgjohej vetëm njëra palë në proces, por thirreshin të dyja palët në një proces gjyqësor. Me këtë veprim, Rama e ka kthyer organin e Prokurorisë më skandaloze se ish-hetuesia e regjimit komunist. 

“Duhet të dini që kjo qeveri nuk bëri as hetimin më të vogël. Dua t'ju them dhe një skandal tjetër, pasi lajmi u bë publik tashmë. Avokati i zotit Meta, Genc Gjokutaj më tha se pala paditëse, zoti Meta dhe përfaqësuesi i tij ligjoj nuk janë takuar. Ju e dini që prokuroria, gjëja më e pakët që bën është të dëgjojë të dyja palët, por ky rast nuk është marrë në konsideratë nga paditësi. Ka pyetur nja dy vetë nga Autoriteti i Dosjeve edhe ka pyetur hajdutët “a keni vjedhur gjë?”...”jo, jo, nuk kemi vjedhur” thonë ata. Dhe vetëm kaq i ka mjaftuar prokurorisë për të mbyllur çështjen”, theksoi Petrit Vasili. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco