Ngritja e departamenteve në PD, zgjidhen me votim të fshehtë tre drejtuesit e rinj

Ngritja e departamenteve në PD, zgjidhen me votim të fshehtë tre drejtuesit e rinj

19:02, 07/10/2022
A+ Aa A-

Deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi, ka bërë me dije në një status në facebook se janë zgjedhur tre drejtuesit e deprtamenteve të PD-së.

Me votim të fshehtë u zgjodhën Besnik Dervishi për Departamentin e Transportit dhe Infrastrukturës, Gjok Vuksani, drejtues i Departamentit të Bujqësisë dhe Hasan Cani drejtues i Departamentit të Pyjeve.

“Në procesin e ngritjes se departamenteve të Partisë Demokratike, përfunduam me sukses zgjedhjen e drejtuesve të departamenteve të Infrastrukturës dhe Transportit, atij të Bujqësisë dhe atij të Pyjeve.

Zgjedhja u krye midis personalitetesh me kontribut në fushat përkatëse.

Me votim të fshehtë u zgjodhën z. Besnik Dervishi për Departamentin e Transportit dhe Infrastrukturës, z. Gjok Vuksani drejtues i Departamentit të Bujqësisë dhe z. Hasan Cani drejtues i Departamentit të Pyjeve.

Suksese drejtuesve të sapo zgjedhur dhe departamenteve në punën e tyre!”, ka bërë me dije Bylykbashi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco