Vasili: Boll vodhët hiqni taksat e naftës, në Maqedoni çmimi është 185 lekë për litër

Vasili: Boll vodhët hiqni taksat e naftës, në Maqedoni çmimi është 185 lekë për litër

18:30, 07/10/2022
A+ Aa A-

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, përmes një postimi në rrjete sociale shprehet se duhet menjëherë që qeveria të heqë taksën e naftës.

Vasili i është referuar dhe vendeve fqinje si Maqedonia ku çmimi i naftës është 185 lekë pra, plot 60 lekë me pak se në Shqipëri.

Postimi i Vasilit:

Rilindas boll vodhët, votoni Projektligjn tone per heqjen e taksave naftes naftes, si mbrojtja e vetme per qytetaret!

Çmimi i naftes arrin ne nivelin trondites 245 lek per liter.

Rritja e menjehershme 22 lek per liter.

Ndersa ne Maqedoni sot çmimi i Naftes eshte 185 lek pra plot 60 lek me pak se ne Shqiperi.

Ne Kuvendin e Shqiperise, qe ne 9 mars, plot 7 muaj me pare, si deputet i Partise se Lirise kam depozituar Projektligjin, qe pezullon Taksen e Qarkullimit dhe te Karbonit dhe sjell uljen e cmimit te naftes.

Por maxhoranca e hajduteve ne Kuvend e ka bllokuar shqyrtimin e tij per llogari te vjedhjes dyfishe per vete dhe per oligarket e Naftes.

Maxhoranca e hajduteve grumbullon para' me rritjen e cmimit te naftes nga gjaku dhe djersa e shqiptareve dhe i shpenzon per vjedhjet me tendera rrugesh, me instalacionet e Rames ne kryeministri, per propagande ne media, per shpenzime kozmetike, per krevate dopio neper zyra etj turpe korruptive.

Çdo dite qe kalon thellon ne menyre galopante vjedhjen e qytetateve me cmimin e Naftes.

Rilindas boll vodhët!

Miratoni Projekligjin e Partise se Lirise per pezullimin e taksave per Naftes dhe ulni cmimin.

Ja ku e keni Projektligjin votojeni boll i grabitet njerezit e thjeshte.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco