Lirohet Bllako, Likmeta: Drejtësi me dy standarde për njerëzit e qeverisë! Prokuroria pasive në hetime

17:25, 07/10/2022
A+ Aa A-

Gazetari Besar Likmeta, komentoi në edicionin e pasdites me Armela Ferkon në Syri Tv vendimin për lehtësimin e masës së sigurisë për ish-deputetin e PS, Alqi Bllako, i cili u arrestua për aferën korruptive të inceneratorëve.

Likmeta deklaroi se masa e sigurisë u ndryshua për shkak të rrethanave familjare për të pandehurin ndërsa shtoi se drejtësia vepron me standarde të dyfishta për njerëzit politikë. Sakaq, ai theksoi se SPAK vepron vetëm kur mediat dhe grupe të politikës dërgojnë fakte të reja.

"Gjykata më përpara ka vendosur ta mbante atë në burg në seancën e mëparshme, ishin të njëjtat rrethana. Ai nuk u bë me fëmijë kur ishte në burg. Në këto dy raste, është marrë vendim i ndryshëm.

Standarde të dyfishta për njerëz që kanë pushtet apo ndikim në botën ekonomike dhe biznesit. I shmangen masat ndëshkuese arrest me burg. Njerëzit e pambrojtur përfundojnë me masa sigurie më të rrepta."-tha Likmeta.

Për aferën korruptive të inceneratorëve, Besar Likmeta u shpreh se nuk ka veprime konkrete të Prokurorisë.

"Prokurori pasive që pret të depozitohen nga mediat apo grupe politike të caktuara për fakte të reja. Hetimi i kësaj çështje nuk ka qenë iniciativë e SPAK, por kanë vepruar pasi janë bërë publike faktet."-tha Likmeta.

Për rolin e Alqi Bllakos, Likmeta deklaroi se akuzat lidhen me vendimet që ka marrë për rivlerësimin e tokës për inceneratorin e Fierit, ndërsa akuzohet për korrupsion dhe punësimin e babait të tij me një pagë fiktive.

"Shpërdorim detyre dhe korrupsion. Ka favorizuar një rrjet kompanish në lidhje me aferën e inceneratorëve duke marrë shpërblim të tërthortë nëpërmjet punësimit fiktiv të të atit."-tha Likmeta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco