VIDEO-SYRI TV/ Qytetari: Jam socialist 24 karat, por jo hajdut! Vetëm Berisha e sjell PD-në në pushtet

11:56, 07/10/2022
A+ Aa A-

Gjatë takimit të kryetarit demokrat, Sali Berisha në Memaliaj, fjalën e mori edhe një qytetar i majtë.

Ai tha gjatë takimit se ishte socialist 24 karat. “Por nuk jam hajdut,” tha ai.

“Jam Agim Kaçi socialist 24 karat, por socialist, jo hajdut. Edi Rama na u bë peshqesh nga Fatos Nano. Ishte mirë atje ku ishte, punonte nga ato kanalet”. “Jetojmë keq. Këtu rinia mbahet nga pensionistët. Vjen djali më kërkon 1 mijë lekë për kafe, ku ti gjejë babai? Vetë jam me ilaçe. Ku t’ia mbaj? Mjerimi s’ka ku vete më.

Zotëria jote të merret me Elisën e Taulantin nuk ka. Ka rënë Shqipëria në dorë të tyre, hapu dhe! Bashkia është për tokë fare. Ka mledhur ca gra e rrine pa asnjë lloj pune.  I ra bingo Ramës”.

“Ke bërë gabimin më të madh që ke mbajtur gjarpërinjtë nën sqetull dhe mos i thuaj më Alibeaj atij, por Alibujku. Ku ka qafë ai të drejtojë PD. Thonë se je burrë i ligë, ke bërë këtë e atë. Kush të pruri në pushtet, populli. Nëse PD do që të vijë në pushtet, vetëm ti e sjell, asnjë tjetër. Vetëm Sali Berisha.

Ti je burrë i nderuar, burrë i mirë, bën për popullin, por Shqipëria është katandisur keq. Ke shumë punë me këta kusarë. Memaliaj është në mjerim të plotë. PD-në e sjell ti në pushtet”, tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco