VIDEO/ Baton Haxhiu: Kompania që nxjerr Berishën fitues është serioze

11:44, 07/10/2022
A+ Aa A-

Kompania e njohur TerraWorld, me bazë në Kosovë, e cila bën matjen e pëlqyeshmërisë në medien sociale, solli dje të tjera të dhëna që tregojnë se Sali Berisha e fiton në mënyrë të thellë duelin ndaj Edi Ramës.

Të dhënat tregojnë se Berisha vazhdon të thellojë epërsinë e krijuar që prej protestës masive të 7 korrikut. Pëlqyeshmëria dhe reagimet ndaj tij në medien sociale kanë ardhur vetëm në rritje. Matja e fundit ka skanuar medien sociale në 15-ditëshin e dytë të shtatorit.

TerraWorld arrin në përfundimin se Berisha e fiton duelin ndaj Ramës me 57.88 përqind. Ndërkohë Rama regjistron vetëm 42.12 përqind.

Kompania bën me dije se në matje janë përfshirë vetëm profilet reale në median sociale. Nga kjo matje janë përjashtuar profilet e reja, profilet që nuk kanë foto, profilet që nuk janë aktivë me postime, profilet që nuk kanë reagime, profilet që kanë vetëm një emër pa mbiemër, profilet që bëjnë share postimeve të kandidatëve respektivë, etj.

Ndërkohë analisti Baton Haxhiu, i ftuar dje në emisionin ‘Çim Peka LIVE’, tha se kjo është një kompani serioze. Sipas tij, studimi është për rrjetet sociale, por ai e përcakton rezultatin ndonjëherë më mirë se sondazhet e tjera.

“I njoh. Është një kompani seriozisht që din të përcaktojë. Studimet i ka serioze. Lokalizojnë, po themi, grupet në secilën se çfarë përcaktojnë dhe si janë të orientuara politikisht. Janë për rrjetet sociale, por e përcaktojnë rezultatin ndoshta më mirë”, tha Haxhiu.

Kurse moderatori Çim Peka tha se ata kanë përcaktuar me saktësi rezultatet në Bosnje.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Mjer populli i ndershm!07/10/2022 14:48

Thuhet që deri në zgjedhjet e ardhshme parlamentare Rama do e shtojë nr punësuarve në administratë deri në 250000. Një pjesë e votave do blihet si gjithmonë. Kështu është e sigurtë që fiton opozita.

Direkt n riedukim07/10/2022 14:44

Po pra, dhe Ramës ajo i duhet, gënjeshtra që gjasme këta fitojnë, ndërkohë i bën llogaritë me laps, dhe në fund ua fut. Batoni e ka bërë njëherë rolin e shejtan budallait në zgjedhjet e kaluara patlamentare, me ato sondazhet.

Shto koment

Denonco