Berisha: PD dhe opozita shqiptare do bashkohet dhe do e nxjerrë nga pushteti Ramën dhe klikën e tij

Berisha: PD dhe opozita shqiptare do bashkohet dhe do e nxjerrë nga pushteti Ramën dhe klikën e tij

11:32, 07/10/2022
A+ Aa A-

Në fund të fjalës së tij në Memaliaj, kryetari demokrat, Sali Berisha tha se opozita shqiptare do të bashkohet dhe do e largojë nga pushteti Edi Ramën.

“Ju falënderoj me shumë mirënjohje për këtë pritje, për diskutimet, mendimet që dhatë.

Ky moment që jemi sot, është i pashembullt në 30 vite. Unë ua them këtë si demokratë që jemi. Dhe për qytetarët. Pse është i pashembullt? Sepse ne kemi një njeri, që në mënyrë absolute nuk është as demokrat, as socialist, as i paparti. Por një njeri, që me ekipin e tij, sillet ndaj qytetarëve shqiptarë, nëse heqim burgjet dhe kampet e përqendrimit, më egër dhe më shpërfillës se kushdo tjetër në historinë e këtij vendi.

Nëse i mbajmë ato, ai është i dyti pas Enver Hoxhës. Ky është një hajdut që vjedh nga mëngjesi deri në darkë, që pasurinë dhe lumturinë e tij e ndërton mbi fatkeqësinë e shqiptarëve, është një hajdut që mund të mashtrojë shqiptarët duke u servirur gjithçka. Kjo është e vërteta, çka e bën detyrën tonë një mision të madh, për të shpëtuar nga ky regjim.

Ju me shumë të drejtë e thatë si socialist, sepse ai absolutisht nuk ka asgjë të përbashkët me asnjë socialist. Nuk mund të ketë. Pyeti pak socialistët, a dëgjojnë të flitet për ta në parlamentin shqiptar? Vetëm mbrojnë njëri-tjetrin për vjedhjet që bëjnë dhe sulmojnë opozitën. Ky është i gjithë qëndrimi i tyre sot. Kalohet nga vjedhja në vjedhja.

Firmos 6 milionë euro satelitin? Pse, sepse 14 katet e kullës pa leje nuk mund t’i shoh se më pengon kushëriri, por do i shohë sateliti. Ai i merr shqiptarët për njerëz të paditshim, për të mos përdorur terma të tjera. E vërteta është se ata janë shumë më të dijshëm, janë patriotë të ndershëm, që bëjnë gjithçka për të ndërtuar ëndrrën e tyre në Shqipëri.

Nëse ai nuk do ishte i tillë, ju garantoj se sot, me të ardhurat e 9 viteve, 400 miliardë lekë, me borxhin prej 500 miliardë lekë, çdo pensionist do kishte një pension 3 herë më të lartë, çdo njeri do kishte një ndihmë ekonomike 3 herë më të lartë, çdo njeri në punë do kishte një pagë 3 herë më të lartë.

Të gjitha janë vjedhur dhe shpërdoruar masivisht. 1 km rrugë nga Lushnja në Fier, autostradë, nga Levani në Vlorë, ka kushtuar 1 milionë euro dhe e dyta 2 milionë euro, tani kushton 24 milionë euro.

Të gjithë ata që janë ndërtues e dinë se ndërtimi ka manualin që ka të përllogaritur çdo shpenzim, çdo material. Një shkollë në Berlin kushton 670 mijë euro, një shkollë në Tiranë ndërtohet me 5 milionë euro. Të tjerat futen në xhepa, ndaj nuk mbetet gjë për qytetarët. Kështu që largimi i kësaj qeveria, lëshon të gjitha potencialet e mëdha në shërbim të qytetarëve.

U them unë ju, sot pasuritë tona kombëtare janë shndërruar në një mallkim për ne. Për herë të parë arrijmë të prodhojmë 25 përqind më shumë nga sa na duhet, për herë të parë çdo biznes paguan 220 lekë sepse ky mall përdoret vetëm për vjedhje. Një pasuri që kemi, dhe e kemi të bollshme, se është rritur prodhimi i energjisë nga HEC-et private, edhe ajo na mallkon dhe na dënon. 

Atëherë të ngrihemi. Të bëjmë gjithçka për një fitore të thellë në këto zgjedhje, të bëjmë gjithçka që me protesta të fuqishme t’i japim duart kësaj qeverie, e cila ju garantoj se në 100 vitet e fundit nuk ka vjedhur një qeveri siç vjedh kjo shqiptarët.

Unë ju siguroj ju, se pavarësisht nga kushtet dhe rrethanat, PD dhe opozita shqiptare do bashkohet dhe e bashkuar do e nxjerrë nga pushteti Edi Ramën dhe klikën e tij. Unë jam i bindur në një fitore të shkëlqyer të forcës opozitare,” tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco