Berisha: Bllakon e liruan pasi ua kërcëlliti dhëmbët. 420 milionë euro shkuan te kompania e Ramës

Berisha: Bllakon e liruan pasi ua kërcëlliti dhëmbët. 420 milionë euro shkuan te kompania e Ramës

11:04, 07/10/2022
A+ Aa A-

Kryetari demokrat, Sali Berisha, u ndal në takimini e Memaliajt edhe te mega-afera e inceneratorëve.

“Edi Rama sot ofron arrogancën e plotë. Për të nuk ka të mjerë, nuk ka të varfër. Ai firmos vetë për xhepin e tij. Të firmosësh 4 milionë euro një instalacion me arka, e bën vetëm një njeri i verbuar që nuk di se ç’do të thotë uri, ç’do të thotë skamje. Ai nuk di ç’do të thotë një familje si ajo në Mallkuç që jetonte prej katër vitesh në çadër.

Këto janë para xhepi, se merrni aferën e inceneratorëve, 420 milionë euro të dhëna një kompanie të Edi Ramës. Të gjitha të firmosura në kundërshtim me ligjet e vendit. Të gjitha në mënyrë antiligjore. 420 milionë euro, asnjë djegës nuk ekziston që ta dini ju.

Ka një postulat: Mafia e ka si pikë mjalti plehun. Plehu është terreni më i madh për të shtrirë mafia tentakulat e veta. Edi Rama e dështoi këtë më mirë se kushdo tjetër. Një kompanie të vetes i dhanë çdo tender për plehrat. Sot edhe djegësi i Elbasanit, edhe ai është jashtë funksionit. Sepse u instalua një hedhurinë. I Tiranës nuk ekziston, i Fierit nuk ekziston. Ekzistojnë vetëm dhjetëra e dhjetëra milionë euro të vendosura në konto bankare për t’u fshehur.

A do mund të vazhdojmë dot me këtë njeri? Nuk mund të vazhdojmë sepse çdo ditë që vazhdon, ai vjedh më shumë, abuzon më shumë, mashtron qytetarët,” tha Berisha.

“Dje e liruan deputetin pasi ua kërcëlliti dhëmbët Erion Veliajt dhe Edi Ramës. Bllako, që me paratë tuaj, i kishte lidhur një rrogë 10-12 milionë lekë atë atit,” theksoi kreu i PD.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco