Berisha: Simpatizantët të regjistrohen për primaret, po bëjmë hap të madh drejt fitores së zgjedhjeve politike

Berisha: Simpatizantët të regjistrohen për primaret, po bëjmë hap të madh drejt fitores së zgjedhjeve politike

10:56, 07/10/2022
A+ Aa A-

Kryetari demokrat, Sali Berisha, u bëri thirrje edhe simpatizantëve të PD që të regjistrohen për të votuar në primare. Nga Memaliaj, Berisha tha se PD do sjellë ndryshimin e madh.

“Unë ndjehem i kënaqur sot para jush, sepse ne hyjmë në këtë fushatë elektorale siç kërkuat ju, ashtu siç premtuam gjatë takimeve me qytetarët në mbarë Shqipërinë.

Ju vetë do zgjidhni përfaqësuesit tuaj, siç zgjodhët kryetarin e partisë, do zgjidhni kandidatin për bashkinë, do zgjidhni këshilltarët. Ju i keni dhënë fund në këtë aspekt pushtetit të kryetarit. Ne duam që ai që votoni të ndjehet i detyruar ndaj jush, jo ndaj kryetarit. Ai duhet ta dijë se pa mbështetjen tuaj, nuk ka vend në karrigen që merr.

Ndaj sjellim në këto zgjedhje ndryshimin e madh demokratik, sjellim primaret ku do votojnë jo vetëm anëtarët e PD, por edhe simpatizantët e PD-së.

Simpatizantët do regjistrohen në nivel seksioni. Do plotësojnë një fishë. Të shkojnë te seksioni, të plotësojnë formularin, të japë të dhënat dhe është i mirëpritur që të votojë kandidatin për kryetar bashkie. Në këtë mënyrë, ne konkretizojmë një ndryshim të madh,” tha Berisha.

“Ne do bëjmë gjithçka që të pushtojmë mendjen dhe zemrat e atyre që akoma nuk kanë besim te ne. Ne do bëjmë gjithçka, që aspiratat e tyre, t’i shndërrojmë në programin tonë.

Sot, ky është një drejtim madhor i punës sonë, sepse PD në një zinxhir gabimesh të pafalshme, doli tërësisht jashtë pushtetit.

Edi Rama deshi vetë t’i marrë të gjitha pushtetet në një dorë, por kjo nuk do të thotë se PD nuk e ndihmoi sepse bojkoti i zgjedhjeve lokale, kur presidenti e shtyu datën, ishte një shans për PD-në që të tërhiqej nga vendimi i saj.

Në këto zgjedhje ne bëjmë një hap të madh drejt fitores së zgjedhjeve politike që do mbahen në momentin më të shpejtë të mundshëm,” deklaroi Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco