Ironia: Edi Rama edhe Luftën e Tretë Botërore e jep me koncension

Ironia: Edi Rama edhe Luftën e Tretë Botërore e jep me koncension

10:17, 07/10/2022
A+ Aa A-

Duke argumentuar arsyet përse është një ithtar i Komunitetit Politik Europian dhe i vetë unionit, kryeministri Edi Rama artikuloi nga Praga, se Europa ndodhet në prag të një luftë të mundshme, që sipas tij do të jetë Lufta e Tretë Botërore.

Ndërkohë analisti Ylli Manjani ka ironizuar deklaratat e tij.

"Europa qenka në prag të luftës së tretë botërore.!!!

Ejjjj! E kuptoni apo jo?!

Europa në luftë... Prandaj ju këtu, rrini urtë! Mos u ndjeni!

Shyqyr që kemi udhëheqësin tonë që na mbron. Shtëpitë na i mbron nga zjarri (tërmeti dhe IKMT); bagëtinë na e shton e na e shumon (me akademinë e barinjve); edhe fëmija qeshin kur shohin zotroten e tij (kur iu mbyll shkollat)... Apo është film ky?!

Nejse, po edhe Luftën e Tretë e jep me koncension, po qe nevoja...," shkruan Manjani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Mirela Kopliku08/10/2022 20:33

Pergezime z. Manjani, analize me te bukur nuk do te mund ta beni me, aq e goditur eshte!!

Shto koment

Denonco