Lirimi i Alqi Bllakos/ Paloka: Drejtësia është siç e do Edi Rama dhe Yuri Kim

Lirimi i Alqi Bllakos/ Paloka: Drejtësia është siç e do Edi Rama dhe Yuri Kim

10:04, 07/10/2022
A+ Aa A-

Deputeti demokrat, Edi Paloka reagoi pas lirimit të Alqi Bllakos nga qelia.

“Vendimi për të liruar Bllakon është marrë ditën që ai është dorëzuar. Pazari është i thjeshtë, ai i përhershmi i Ramës me ushtarët e tij të krimit e korrupsionit: na ka dalë boja prandaj ti do bësh pak burg dhe do heshtësh, unë me drejtësinë “e reformuar” do të të nxjerr pas disa muajsh dhe të dy do vazhdojmë të gëzojmë milionat dhe pushtetin .

Ndërkohë, a i pa apo dëgjoi njeri këtë herë Ramën e Yurin të akuzojnë drejtësinë për këtë vendim skandaloz? Ata që për çdo përgjegjësi të qeverisë, e gjejnë fajtorin te drejtësia, dikur e pareformuar, (madje dhe për kullat “misterioze” në mes të Tiranës, fajin e ka ish-drejtësia). Po për këtë vendimin  skandal të drejtësisë “së reformuar” pse nuk foli askush?!

Për fat të keq edhe ndonjë nga këta kolegët tanë që tani takohen më shumë me Yurin se me ata që i kanë zgjedhur (në fakt me demokratët nuk takohen) nuk i vë më emrin e vërtetë; “drejtësi e kapur”, po e quan “drejtësi e brishte”… Kujdes se kështu e do Yuri... ashtu siç e do dhe Rama!” shkruan Paloka.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco