Lajmi i fundit

INTERVISTA/ Skandalet dhe arti i manipulimit të publikut. Flet për Syri Tv Andi Bushati

Rama donte të fuste NATO-n në luftë/ Ekspertët: Zor se do të ndodhte

Rama donte të fuste NATO-n në luftë/ Ekspertët: Zor se do të ndodhte

09:53, 07/10/2022
A+ Aa A-

Dikur Edi Rama fliste për NATO-n me një përçmim të atillë që zor se do e bënte ndonjë politikan në botë.

Por tani kohërat ka ndryshuar dhe në një intervistë të ditëve të fundit, Rama ka befasuar ekspertët kur deklaroi se ishte gati të fuste NATO-n në luftë me Iranin për shkak të sulmeve kibernetike. Rama tha për Politico se ai ishte gati që të përdorte Nenin 5 të NATO-s, që e trajton sulmin kundër një anëtari si një sulm kundër të gjithëve.

Këto komente vijnë nga i njëjti person që ka nxitur zëra në median e tij se mund të bëhet Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s.

Deklaratat e tij kanë shkaktuar shumë debat në median ndërkombëtare. Portali i specializuar, ‘The Cyber Wire’ ka analizuar mundësinë që Rama të vinte në përdorim Nenin 5.

Ekspertët thonë se është e paqartë se cila duhet të jetë përgjigjja e Aleancës së Atlantikut kur bie fjala te një sulm dixhital dhe jo fizik.

Qendra e Ekselencës për Mbrojtjen Kibernetike të NATO-s thotë se zbatimi i Nenit 5 është një ‘pozicion i paqartë, por i qëndrueshëm i NATO-s’.

Kurse në vitin 2018, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg , tha se protokollet e aleancës për një sulm kibernetik janë qëllimisht të paqarta.

“Më pyesin shpesh se në çfarë rrethanash, NATO do të nxiste Nenin 5 në rastin e një sulmi kibernetik. Përgjigjja ime është: Do ta shohim”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco