Lënia në arrest shtëpie e Bllakos/ Ristani: SPAK nuk ka guxuar të vërë para drejtësisë aktorët

Lënia në arrest shtëpie e Bllakos/ Ristani: SPAK nuk ka guxuar të vërë para drejtësisë aktorët

09:12, 07/10/2022
A+ Aa A-

Anëtari i Kryesisë së PD, Arben Ristani ka komentuar në lidhje me vendimin e gjykatës për lënien në arrest shtëpie të ish deputetit të PS, Alqi Bllako, i arrestuar për aferën e incenartorëve.

Ristani thotë se rrethanat për Bllakon nuk u ndryshuar për shkak të fëmijëve, pasi këtë situatë ish deputeti e ka patur edhe në momentin që është marrë vendimi për arrest me burg.

Sipas Ristanit, këtu ka një pavullnet për të hetuar çëhstjen e inceneratorëve.

“Për mua ka një praktikë të gabuar që nuk është e sotme por është prej vitesh. Sipas ligjit arresti me burg është masë e fundit kur çdo masë tjetër është e papërshtatshme. Këtu është përdorur gjerësisht duke siguruar në burg të pandehurit gjatë hetimeve. Në parim është abuzuar me arrestin në përgjithësi, kur ndryshohet masa e sigurimit duhet të kishin ndryshuar rrethanat kur u mor vendimi i parë. Nuk e dimë cilat rrethana kanë ndryshuar sepse fëmijët i ka pasur edhe në momentin që është marrë vendimi i parë. Nuk duket të ketë ndryshim të rrethanave. Shoh në përgjithësi një pavullnet për të hetuar këtë çështje, një nga skandalet më të mëdha korruptive në vend. Hetimi duhet të ishte më i shpejtë e gjithë përfshirës për aktorë që SPAK nuk ka guxuar ti vërë para drejtësisë. Lojë që banda në pushtet e luan përmes të vetëve që të ulë impaktin publik të çështjes”, tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco