Meta nis takimet në Tiranë: Do i japim fund korrupsionit dhe shkatërrimit urbanistik

Meta nis takimet në Tiranë: Do i japim fund korrupsionit dhe shkatërrimit urbanistik

23:20, 06/10/2022
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka nisur takimet në terren. 

Këtë pasdite ai ka zhvilluar takime me strukturat dhe qytetarë në Tiranë. 

Kreu i PL ka postuar në rrjetet sociale foto nga takimi duke u shprehur se ndryshimi do të nisë nga Tirana. 

Meta zotohet se do t'i jepet fund shpërdorimit të taksave, korrupsionit dhe shkatërrimit urbanistik të kryeqytetit. 

Postimi
Zgjedhjet vendore rikthejnë llogaridhënien në Bashkinë e Tiranës dhe kudo në njësitë vendore. 
Partia e Lirisë është e vendosur për t'i dhënë fund shpërdorimit të taksave vendore, shkatërrimit urbanistik, përkeqësimit të shërbimeve dhe korrupsionit të kudogjendur në kryeqytet deri edhe te shërbimi funeral. 
Ndryshimi do të nisë nga Tirana! 🇦🇱 
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco