Lajmi i fundit

Ilir Meta në ‘Çim Peka LIVE’ për të thënë të ‘vërtetat e tij’

Biznesmeni: I kemi dhënë shtetin dhe autobusin njërit pa patentë, tani autobusi ka dalë nga rruga

Biznesmeni: I kemi dhënë shtetin dhe autobusin njërit pa patentë, tani autobusi ka dalë nga rruga

21:44, 05/10/2022
A+ Aa A-

Shqipëria vitin e fundit është përballur me një mungesë të theksuar të fuqisë punëtore. Shkaku kryesor është largimi i të rinjve jashtë vendit. Por ku humbën punëtorët shqiptarë?

Për të diskutuar rreth kësaj teme ishin të ftuar në emisionin ‘Bardh a Zi’, në Abc me gazetarët Ornela Gaçe dhe Erion Kristo ishin sipërmarrësi Gjergji Gjika, deputeti i PS-së Etjen Xhafaj dhe politologu Endri Shabani.

Pjesë nga biseda:

Gjika: Ne vazhdojmë jetojmë një realitet absurd. I kemi dhënë autobusin dhe shtetin njërit që s’ka patentë. Ka thënë më jepni timonin dhe s’kam patentë. Tani po vuajmë pasojat. Ka dalë nga rruga ky autobus.

Shabani: Që në fillimet e organizimit shoqëror anëtarët e një tribuje iknin kur drejtuesit e tribusë i keqtrajtonin. Fakti që njerëzit ikin nuk ka nevojë të jetë domosdoshmërisht një plan por një pasojë e një keqmenaxhimi.

Por pse jemi në këtë situatë?

Xhafaj: Nuk besoj se jemi në këtë derexhe. Ne kemi pasur një diversifikim si të produktit ashtu dhe të industrive. Rrjedhimisht është një përplasje mes pritshmërive të njerëzve nga karriera, kërkesave specifike të bizneseve për ato paga që paguajnë. Rrjedhimisht edhe shembulli i ekonomive më të zhvilluara se Shqipëria, që nuk kanë 32 vite që paguajnë taksa, por 500 vite. Kjo është gara në të cilën Shqipëria e gjen sot veten. Në vija të trasha duhet të kemi një rakordim shumë më të mirë me institucionet publike dhe biznesin.

Gjika: E vërteta numër një sot nuk është punë lekësh. Shqipëria është kthyer në një vend të pabanueshëm sot. Zgjedhin bodrumin e Gjermanisë dhe gomonen e La Manshit vetëm që mos rrinë në Shqipëri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco