‘Dihet kush e ka shumicën në PD’/ Bushati: Gjykata po sillet në mënyrë skandaloze

‘Dihet kush e ka shumicën në PD’/ Bushati: Gjykata po sillet në mënyrë skandaloze

20:56, 05/10/2022
A+ Aa A-

Analisti Andi Bushati thotë se çdo shqiptar e di se kush e ka shumicën në Partinë Demokratike dhe se gjykata po sillet në mënyrë skandaloze .

I ftuar në Euronews Albania, Bushati u shpreh se drejtësia po përdoret si mashë nga kryeministri Edi Rama, për të mbajtur opozitën e përçarë.

Bushati: Gjykata po sillet në mënyrë skandaloze. Unë kam thënë që strategjia e Edi Ramës do jetë të mos e zgjidhë, por t’i çojë gjykatat që të mbajë Partinë Demokratike në konflikt. Po e arrin këtë. S’ka shqiptar që nuk e di, përveç drejtësisë tonë, se kush është sot shumicë në Partinë Demokratike.

Drejtësia po shërben si mashë për të mbajtur opozitën të përçarë. Ana tjetër është e vetë demokratëve. Konfliktet brenda partive nuk zgjidhen në mënyrë ligjore, por zgjidhen në mënyrë politike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco