Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

Vendimi i Strasburgut për Canin, Trenova: Drejtësia e varur nga politika! Reforma anti-kushtetuese

17:57, 05/10/2022
A+ Aa A-

Ish-Prokurori i Apelit në Tiranë, Gent Trenova, komentoi në edicionin e pasdites me Armela Ferkon në Syri Tv vendimin e Gjykatës së Strasburgut se ish-prokurori Besnik Cani është shkarkuar nga detyra në shkelje të ligjit. Trenova deklaroi se ky vendim i Strasburgut është vetëm një hap i vogël në rivendosjen e të drejtave të shkelura gjatë procesit të vettingut dhe gjatë gjithë procesit të kësaj Reforme në Drejtësi.

"E gjithë struktura e ngritur e kësaj reforme është mekanizëm anti-kushtetues dhe anti-demokratike që cënon pavarësinë e gjyqësorit nga politika, parlamenti dhe qeveria. Që kur nisi ky proces, që me vendosjen e komisionit të KPK dhe KPA-së, të komisionit të vettingut, që me ngritjen e institucioneve të reja, KLP dhe KLGJ, ku ka një përbërje të rëndësishme nga përfaqësues të parlamentit, pra janë 6 me 5, ku 5 përzgjidhen nga parlamenti, kanë bërë që të gjithë strukturat e ngritura të sistemit të drejtësisë, të ketë varësi nga politika."-tha Trenova.

Më tej ish-Prokurori Trenova, duke iu referuar vendimit të Gjykatës së Strasburgut për Besnik Canin, deklaroi se vendimet e gjyqtarit Luan Daci, janë vendime të një trupi gjykues që s'mund të quhet gjykatë.

"Personi duhet gjykuar nga një gjykatë e caktuar me ligj, një nga parimet themelore të konventës, nenit 6. Për rrjedhojë, të gjitha vendimet e marra në prani të Dacit, janë në shkelje të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut."-tha Trenova.

Ai u shpreh se po cënohet pavarësia e sistemit gjyqësor ndërsa theksoi se mekanizmi i ngritur është djallëzor.

"Rastet ku ka qenë pjesë e trupit gjykues Luan Daci, mund të jenë mbi 30 raste që ka marrë pjesë në shkarkime, vendimet për shkarkim."-deklaroi Trenova.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco