Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ 'Divorci' Meta - Kryemadhi

Vasili: Qeveri hajdutësh, çmimi për fashën mbi 800 KWh u botua në Fletoren Zyrtare

Vasili: Qeveri hajdutësh, çmimi për fashën mbi 800 KWh u botua në Fletoren Zyrtare

17:18, 05/10/2022
A+ Aa A-

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka reaguar për vendimin e ERE për të rritur çmimin e energjisë pas kërkesës që qeveria i ka bërë më parë, vendim ky që është pasqyruar edhe në Fletoren Zyrtare.

Vasili është shprehur se reagimet e qeverisë se nëse dëshiron nuk e zbaton fare vendimin ERE-s tregon dhe njëherë se sa qesharak është kthyer ky shtet.

Postimi i Vasilit:

Çmendet Qeveria e hajduteve, thote se po te doje nuk zbaton fare vendimin e ERE-s!

Qeveria po tregon nje Haxhiqamilizem shume te trashe te denje per sharlatane, qe s'njohin as Shtet as Ligj.

Çmimin per fashen mbi 800KWh e kerkoi si e çmendur vete Qeveria megjithse ky ishte nje qendrim i lig, teresisht kunder qytetareve dhe per ti vjedhur e grabitur ata.

ERE mbylli syte dhe miratoi ate qe qeveria kerkoi dhe ky eshte çmimi i vetem zyrtar i zbatueshem.

Çmimi i ERE per fashen eshte ne fuqi dhe i botuar ne Fletoren Zyrtare.

Kete nuk e luan topi.

Vetem nje idiot mund te thote se ka dy çmime ne te njejten kohe: nje çmim zyrtar te ERE-s dhe nje te Qeverise per fashen mbi 800KWh.

Çmimet nuk ndryshohen me pallavrat dhe perdredhjet e Edi Rames, por me vendime zyrtare dhe vetem ne zbatim te Ligjit, kete kerkon dhe detyron Shteti ligjor dhe jo shteti i hajduteve te Rames.

Qeveria nuk ka marre asnje vendim dhe nuk depozituar asnje kerkese ne ERE per anullimin e fashes 800Kwh, por vazhdon demagogjine antiligjore.

Qeveria sot tha:

"Fasha 800 kWh, kur shprehet ERE, shprehet për miratimin e çmimit, çdo kËh mbi 800 do kushtojë 42 lekë. Kjo është detyra e ERE. Ia bëmë kërkesën në muajin shtator dhe pasi e shqyrton vendosi ta miratojë, këtu mbaron fusha e përgjegjësisë së ERE. Qeveria shqiptare ka të drejtën nëse e aplikon apo jo fashën".

Ky eshte nje qendrim pak te thuash i çmendur dhe i marrë.

Ligji per Sektorin e Energjise Elektrike Nr.43/2015 ne Nenin 83 dhe 85 per cakton qarte se Furnizuesi i Sherbimit Universal (FSHU) furnizon qytetaret energji elektrike me cmime sipas kushteve te percaktuara nga ERE.

Ligji 43/2015 ka parashikuar Rregulloren e Organizmit, Funksionimin dhe Procedurat e ERE si dhe Metodologjia e Percaktimit te Cmimit te Shitjes se Energjise Elektrike me pakice te klientet fundore qe furnizohen nga FSHU miratuar nga ERE ne dt 23.11.2017.

Eshte percaktuar bile, qe ne se FSHU nuk eshte dakord me çmimin e percaktuar nga ERE mund ti drejtohet Gjykates.

Çfardo, qe vazhdon dhe flet e bën Qeveria eshte:

 Shkelje flagrante e Ligjit

 Shperdorim i skandaloz i detyres me pasoja financiare

 Mashtrim boterisht per qellime politike dhe korruptive dhe asgje me shume.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco