Opozita me draft të përbashkët për territorialen, Berisha: Refroma të jetë gjithëpërfshirëse

16:47, 05/10/2022
A+ Aa A-

Opozita do të përfaqësohet me draft të unifikuar për Reformën administrative Territoriale. Në mbledhjen e grupit parlamentar, kryetari i PD, Sali Berisha u shpreh se drafti i hartuar do të diskutohet me të gjithë spektrin opozitar me qëllim që të përfaqësojë interesin e qytetarëve.  Berisha ftoi edhe deputetët e tjerë të PD-së për tu ulur në tryezë diskutimi, në mënyrë që opozita të ketë një propozim të përbashkët, por jo pjesë e pazareve të Edi Ramës.

Kampi opozitar do të përfaqësohet me draft të përbashkët e të unifikuar për Reformën Territoriale. Në mbledhjen e grupit palamentar të Partisë Demokratike, Sali Berisha apeloi që për reformën administrative – territoriale të punohet me të gjithë faktorët e opozitës, me qëllim që drafti final të përfaqësojë interesat më të mira të qytetarëve shqiptarë.

Berisha iu bëri thirrje deputetëve dhe ekspertëve pranë PD-së që të ulen edhe me deputetët e tjerë të selisë blu, të cilët sipas tij në mënyrë të pavarur dorëzuan në Kuvend një draft për reformën territoriale.  

Ish-kryeministri Sali Berisha theksoi edhe njëherë se Partia Demokratike nuk do të bëhet pjesë e lojës dhe pazareve të Edi Ramës. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco