Rama mbështet projektin e Macron/ Ekspertët: Do mbeteni jashtë BE-së

Rama mbështet projektin e Macron/ Ekspertët: Do mbeteni jashtë BE-së

10:03, 05/10/2022
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama dhe homologu holandez Mark Rutte kanë deklaruar se mbështesin propozimin e Macron për Komunitetin Politik Europian.

“KPE-ja duhet të jetë vendi ku të gjitha vendet demokratike europiane të mund të diskutojnë shqetësimet dhe sfidat e përbashkëta dhe të gjejnë zgjidhje. Komuniteti nuk duhet të jetë burokratik, por elastik. Ai duhet të orientohet jo nga agjendat fikse, por nga përparësitë që na prekin të gjithëve, përfshi luftën në Ukrainë, varësinë energjetike dhe sigurinë ushqimore,” – thuhet në shkrimin për Politico.eu.

Rama dhe Rutte shtuan se presin me padurim mbledhjen e parë, më 6 tetor në Pragë, për të diskutuar një program të rëndësishëm e ambicioz.

“Ne vetë shohim potencial të jashtëzakonshëm për zgjerimin dhe integrimin e rrjeteve të energjisë dhe transportit të kontinentit tonë dhe, në KPE, mund të diskutojmë sesi të punojmë për të shkuar drejt një sistemi energjetik europian, të ndërlidhur dhe me efekte zero në klimë,” – thuhet në shkrim.

Por ekspertët vazhdojnë të jenë skeptikë ndaj këtij projekti. Gazeta austriake, Ëiener Zeitung shkruan se kjo nismë mund t’i lërë vendet jashtë Bashkimit Europian.

“BE ka ftuar 17 vende në takimin e parë të Komunitetit Politik Europian. Presidenti Macron parashtron një platformë për shtetet që nuk duan dhe nuk mund të bashkohen me BE-në”, shkruan gazeta.

Në mesin e shteteve që nuk mund të bashkohen me BE-në janë vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Macron është skeptik ndaj pesë vendeve që kanë qenë kandidate për anëtarësim prej vitesh: Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Turqia. Teksa qeveria federale austriake ka nxitur BE-në që të përfshijë të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor, Franca tradicionalisht ka vënë frenat,” vijon gazeta.

Sipas ekspertëve, një Europë me dy shpejtësi dhe një Europë bazë nuk është një parim i mirë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco