Isuf Çelaj: Shpopullimi i Qarkut Kukës është një projekt i mirëfillët i qeverisë së rilindjes

Isuf Çelaj: Shpopullimi i Qarkut Kukës është një projekt i mirëfillët i qeverisë së rilindjes

09:53, 04/10/2022
A+ Aa A-

Deputeti i Tropojës Isuf Çelaj ka reaguar sërish në kuvend për situatën në të cilën ndodhet qarku i Kukësit dhe për plagen e rëndë të shpopullimit që e nxitur nga qeveri po zbraz këto zona.

Fjala e plotë në Kuvend:

E nderuar drejtuese e seancës,

Të nderuar qytetar të Tropojës, Hasit dhe Kukësit,

Të nderuar koleg,

Si deputet i Tropojës dhe Qarkut Kukës,jam plotësisht i bindur që shpopullimi i Qarkut Kukës është një projekt i mirëfillët i qeverisë së rilindjes dhe këtë gjë po e dëshmoni çdo ditë.

Pse e them që ka një projekt të mirëfilltë shpopullimi?

Pasi duke analizuat gjendjen e varfërisë në këtë qark,

pavarësisht  problematikave të trashëguara ndër vite, situata social- ekonomike aktuale tej e rëndë, është rezultat i politikave tuaja të dështuara, dritëshkutëra dhe mbi të gjitha diskriminuese. Fal këtyre politikave tuaja, Qarku i Kukësit është renditur si qarku më i varfër, jo vetëm në vend, por edhe në Europë. Nga varfëria dhe humbja e shpresës, ky qark po  shpopullohet me shpejtësi nga emigracioni i jashtëm dhe i brendshëm, sidomos i të rinjëve.

Paradoksi në këtë rast është se tre rrethet e këtij qarku pra Kukësi,Hasi  e Tropoja kanë densitetin më të lartë të burimeve natyrore të tilla si burimet energjetike, nga ku furnizohet i gjithë vendi, minierat e pasura të kromit e hekur-nikelit që shfrytëzohen sistematikisht, Alpet në zonën e Valbonës që presin mjëra turistë nga e gjithë bota, bimët medicinale,  etj. Pa harruar këtu edhe kapacitetet njerëzore të jashtëzakonshme, edhe megjithatë  ky qark, vazhdon çdo vit të ketë renie ekonomike sistematike, duke thelluar edhe më tej  diferencën me pjesën tjetër të vendit.

Një tregues tjetër tronditës janë edhe të ardhurat për frymë në këtë qark. Të dhënat tregojnë se në vitin 2020, të ardhurat mesatare për frymë në Qarkun Kukës ishin 2945 euro, ndërsa në rang vendi këto të ardhura janë 4,681. Në të njëjtin vit në Tiranë të ardhurat për frymë kanë qënë 6279 euro. Shifrat janë vërtet alarmante

Situatës së vështirë të krijuar nga diskriminimi, pabarazia në shprendarjen e buxhetit dhe investimeve nga kjo qeveri, i shtohet edhe situata e vështirë e krijuar nga pandemia, dhe së fundmi kriza ekonomike dhe rritja e pakontrolluar e çmimeve në tërësi, por sidomos të ushqimeve të shportës dhe karburantit, pasi jemi vendi që kemi çmimet më të larta të energjisë dhe karburanteve në rajon!

 Sot qytetarët e e Tropojës dhe Qarkut në tërësi janë në nivelet e mbijetesës dhe një pjesë e mirë e tyre përballojnë jetesën vetëm nga ndihmat finaciare që marrin nga të afërmit  e tyre në emigracion. Kjo situatë është një përjashtim social kolektiv, me pasoja të jashtëzakonshme për të sotmen dhe të ardhmen e këtij Qarku.

-Edhe pse bujqësia është sektori kryesor ku mund të punësohen banorët e këtij qarku, rezulton se ai ka përqindjen më të ulët të sipërfaqes së mbjellë, vetëm 2.8%, shifra më e ulët në nivel kombëtar. Po ashtu ka rënje të numërit të bagëtive krahasauar me dy vite më parë. Ministria e linjës duhet të tregojë sesa janë subvencionet per bujqësine në këtë qarkë dhe ku shkojnë këto fonde nëse ka të tilla.

Sherbimet:

Qarku i Kukësit sot ka nivelin më të ulët të punonjësve në shërbime për qytetarët ( 20,6%), ndërkohë që në Tropojë në pak muaj janë mbyllur pothuajse të gjitha sherbimet kryesor per qytetarët. Një fat i tillë i pret shumë shpejt edhe disa sherbime të tilla siç është Spitali të cilin duan ta kthejnë vetem në një sherbim urgjence pa  funksion regjimi spitalor!

-Disa herë me rradhë kam denoncuar me fakte këtë braktisje që po i bëni popullit të Tropojës, i cili ju ka ndërshkuar dhe do të vazhdojë t’u ndërshkojë me votë edhe në zgjedhjet e ardhme.

Përveç sherbimeve, Tropoja, Hasi dhe Kukësi sot kanë bashki të falimentuara financiarisht. Këtë gjë e pohon me zë dhe figurë edhe vet kryeministri. Praktikat abuzuese, gati dyfishimi i stafit të bashkisë me punonjës të pakualifikuar dhe militantë të PS, me qëllimin e vetem rritjen e numrit të votave në zgjedhjet e ardhshme lokale, propaganda alla Kim Jong tē Koresë Veriut, kanë zbehur besimin edhe tek ky institucion i rendesishem lokal. Nëse do të shikoni si është katandisur pushteti lokal këto tre vitet e fundit, mjafton të shikoni si ata menaxhuan përmbyetjet e fundit në Tropojë. Bashkia nuk kishte asnjë mundësi financiare apo në paisje për ndihmuar zonat e përmbytura. Banorët në këtë situatë të vështirë, kishin vetëm njëri- tjetrin dhe Zotin. Shteti ishte inekzistent. Sot akoma nuk kemi nje vlerësim të plotë të dëmeve të mëdha të shkakuara në njësitë administrative Bytyç ku akoma vazhdojnë të jenë të bllokuara nga dëmtimi i urave, shtyllave te energjise elektrike dhe rrugëve fshatrat Kepenek,Zogaj,

Lajthizë,Vlad,Zherkë,Visoçe,Radogoshë e Berishë, po ashtu në Njësinë Administrative Llugaj rruga e fshatit Luzhë, Në Njësinë administrative Tpla dhe kryesisht rruga e fshatit  Degë e cila është  tërësisht jasht funksioni po ashtu rrugët e Njësisë Administrative Nikaj Mërtur në  pjesën më të madhe të fshatrave siç e kam theskuar javën e kaluar vazhdojnë  të jenë të dëmtuara dhe të bllokuara,për të kuptuar sa është fatura financiare dhe si dhe kur do të alokohen fondet nga qeveria qendrore për të ndihmuar familjet e dëmtura, të cilat i pret një dimër i vështirë. Pse kjo neglizhencë nga qeveria qendrore dhe Emergjencat Civile, pasi dihet që Bashkia nuk ka as kapacitete financiare e as në mjete për të përballuar një situatë të tillë!

Ndërkohë këtej prokurimet e tenderat për lukse e teka drejtuesish institucioneve zhvillohen pa as më të voglin shqetësim si për instalacione e pista për gara makinash,zbukurime zyrash e fatura të majme pritje e përcjelljesh, ahengiesh të aministrisë Mbrojtjes etj, sikur një 10% të këtyre shpenzimeve ti kalonin Tropojës jam i sigurt se kjo situatë do të ishte tejkaluar me sukses!

-Largimi i të rinjëve:

 Sipas INSTAT, qarku i Kukësit krahasuar me qarqet e tjera në vend, ka rënien më të madhe në përqindje të lindjeve, gjatë tremujorit të dytë 2020, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019, me 37,0 %.

Përqindja e të rinjve, të cilët janë e ardhmja e çdo kombi,  në raport me popullsinë në këtë Qark,  kanë një rënie të madhe si rrezultat i emigrimit masiv. Të rinjtë kanë humbur çdo shpresë se mund të bëjnë një jetë normal në vendin e tyre, kanë humbur shpresën për arsimim dhe sherbim shëndetësor cilësor, për punësim dhe paga dinjitoze, për shanse të barabarta per të përparuar sipas potencialeve që ata kanë.

Një i ri nga Tropoja që kishte aplikuar për punë në Gjermani më tregoi për reagimin e një nga punonjësit e zyrës së të huajve në Munchen. Duke shfletuar dokumentacionin e tij ai me keqardhje i kishte thënë : Çfarë po ndodhë kështu me Shqipërinë??? Kombeve që u ikën rinia si në rastin tuaj janë të destinuara që të zhduken“.

 Ju ia keni dalë ta rendisni Shqipërinë në vendin e 10 në mesin e 20 shteteve në botë që po shpopullohen me ritme shumë të shpejta.

Në çdo vend normal, një problematikë e tillë do ishte shkak për të rrëzuar çdo qeveri, por diktaturat rrëzohen me revolucione dhe një fat i tillë regjimin tuaj e  pret shumë shpejt.

Gjithë kjo linjë qeverisëse diskriminuese e juaja, ndaj banorëve të këtyre trevave,  e ka bazën tek urrejta patollogjike, e trashëguar edhe nga etërit tuaj politikë,  ndaj  këtyre banorëve dhe kjo për faktin se këta banorë nuk ju votojnë, se këta banorë nuk gënjehen nga propaganda juaj, sepse jeta e tyre dhe Shqipëria në tërësi është antipod i "lumturisë" që pasqyron propaganda juaj .

Faleminderit

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco