Braimllari: Rilindja zhyt në varfëri të thellë familjet shqiptare, PL gati projektligjin për indeksimin e pagave

Braimllari: Rilindja zhyt në varfëri të thellë familjet shqiptare, PL gati projektligjin për indeksimin e pagave

08:41, 05/10/2022
A+ Aa A-

Sekretari Organizativ i Partisë së Lirisë, Endrit Braimllari  në një status të tij në rrjetin social Facebook shkruan  se INSTAT një institucion në varësi të qeverisë thotë se në vitin 2021 shqiptarët harxhuan afro 52% të të ardhurave të tyre për ushqim, ujë dhe drita.

‘’ INSTAT, institucion në varësi të qeverisë, thotë se në vitin 2021 shqiptarët harxhuan afro 52 për qind të të ardhurave të tyre për ushqime, ujë dhe drita. Nga këto rreth 42% e zenë shpenzimet për ushqime.’’

Po sipas këtij institucioni vazhdon më tej Braimllari, një familje me 3.7 anëtarë i duhen mesatarisht 854 mijë lekë të vjetra për të konsumuar në muaj.

Pra një familje ku bën pjesë gruaja, burri dhe dy fëmijë i duhen minimalisht 854 mijë letë të vjetra për të konsumuar në muaj.

‘’ INSTAT thotë gjithashtu se një familje me 3.7 anëtarë i duhen mesatarisht 845 mijë lekë të vjetra për të konsumuar në muaj. Pra një familje ku bën pjesë, burri, gruaja dhe dy fëmijë, i duhen minimalisht 845 mijë lekë për të përballuar muajin.’’

Por pyetja që shtron Braimllari për këtë rast është që famijet ku burri dhe gruaja mund të jenë të papunë, nuk kanë një punë stabël dhe kanë pagë minimale, si e përballojnë muajin?

Përgjigja është e qartë shkruan Sekretari Organizativ i PL-së:

‘Ose duke marrë borxhe ose duke marrë ushqime me listë.’

Ai shton më tej se ky raport flet për vitin 2021 kur kriza e ushqimeve nuk kishte nisur ende, gjë që sipas tij e për vitin aktual, kur çmimet e ushqimeve dhe karburanteve janë rritur me gati 40 për qind, situata është bërë edhe më e vështirë.

‘’Dhe raporti flet për vitin 2021, kur kriza e çmimeve nuk kishte nisur ende. Çka do të thotë se për vitin aktual, kur çmimet e ushqimeve dhe karburanteve janë rritur me gati 40 për qind, situata është bërë edhe më e vështirë. Por ndërsa shqiptarët përballen gjithmonë e më shumë me rritjen stratosferike të çmimeve, qeveria tallet me indeksime qesharake të inflacionit, duke mos marrë asnjë masë për lehtësimin e barës fiskale apo dhe për të ndihmuar shtresën e ulët dhe atë të mesme'.

Në fund të postimit Braimllari është shprehur se Partia e Lirisë do të bëjë gjithçka që kjo situatë të marrë fund dhe qeverisja t’iu kthehet shqiptarëve.

‘’Partia e Lirisë ka propozuar ne shtator projektligjin per indeksimin e pagave në parlament.Partia e Lirisë do bëjë gjithçka që kjo situatë të marrë fund dhe qeverisja t’i kthehet shqiptarëve.’

Postimi i Plotë i Endrit Braimllarit:

Rilindja zhyt në varfëri të thellë familjet shqiptare.

Familjet shqiptare braktisen nga qeveria, asnjë masë për rritjen e çmimeve.

INSTAT, institucion në varësi të qeverisë, thotë se në vitin 2021 shqiptarët harxhuan afro 52 për qind të të ardhurave të tyre për ushqime, ujë dhe drita.

Nga këto rreth 42% e zenë shpenzimet për ushqime.

INSTAT thotë gjithashtu se një familje me 3,7 anëtarë i duhen mesatarisht 845 mijë lekë të vjetra për të konsumuar në muaj.

Pra një familje ku bën pjesë, burri, gruaja dhe dy fëmijë, i duhen minimalisht 845 mijë lekë për të përballuar muajin.

Pyetja që shtrohet në këtë rast është që familjet, ku burri dhe gruaja mund të jenë të papunë, nuk kanë një punë stabël, apo kanë paga minimale, si e përballojnë muajin?

Përgjigja është e qartë, ose duke marrë borxhe ose duke marrë ushqime me listë.

Dhe raporti flet për vitin 2021, kur kriza e çmimeve nuk kishte nisur ende.

Çka do të thotë se për vitin aktual, kur çmimet e ushqimeve dhe karburanteve janë rritur me gati 40 për qind, situata është bërë edhe më e vështirë.

Por ndërsa shqiptarët përballen gjithmonë e më shumë me rritjen stratosferike të çmimeve, qeveria tallet me indeksime qesharake të inflacionit, duke mos marrë asnjë masë për lehtësimin e barës fiskale apo dhe për të ndihmuar shtresën e ulët dhe atë të mesme.

Ndaj është koha për t’i thënë boll dhe që shqiptarët të marrin në dorë fatin e tyre.

Partia e Lirisë ka propozuar ne shtator projektligjin per indeksimin e pagave në parlament.

Partia e Lirisë do bëjë gjithçka që kjo situatë të marrë fund dhe qeverisja t’i kthehet shqiptarëve.

 

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco