Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ 'Divorci' Meta - Kryemadhi

Berisha: Të gjithë në protestë, mbështetje të plotë protestës universitare!

Berisha: Të gjithë në protestë, mbështetje të plotë protestës universitare!

08:25, 05/10/2022
A+ Aa A-

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, i ka bërë thirrje sot qytetarëve në të gjithë vendin të dalin në protestë në orën 11:00 në krah të pedagogëve të universiteteve të Shqipërisë, të cilët kërkojnë rritjen e pagave dhe vlerësimin që meritojnë nga Qeveria.

Berisha shkroi sot në Fb: “Të gjithë në protestë. Mbështetje të plotë protestës universitare!” dhe në vazhdim publikoi thirrjen e sindikatës së punonjësve të universiteteve, ku shpalosen kërkesa të qarta ekonomike.

Thirrje - Sindikata e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë (SPUSH)

“Së bashku për kërkesat tona”.

Ftojmë kolegët e universiteteve në mbarë Shqipërinë të mbështesin protestën e datës 5 tetor 2022, ora 11.00, para godinës të Universitetit Politeknik të Tiranës.

1. Rritjen e pagave për pedagogët dhe stafin ndihmës-akademik e administrativ

2. Rritjen e financimit për kërkimin shkencor

3. Rivendosjen e shtesave mbi pagë për “Dëmshmëri shëndeti në punë”

4. Rritjen e shtesës mbi pagën për vjetërsinë në punë

5. Rritjen e pagesës së orëve të ngarkesës suplementare

6. Rivlerësimin e orës mësimore

7. Rishikimin e tatimit prej 23% mbi pagesën e ngarkesës suplementare

8. Amendimin pikës C të VKM Nr. 112 për kriteret e marrjes së titullit “Profesor”

9. Për të bërë transparencë mbi buxhetin dhe të ardhurat e universiteteve publike, si dhe përdorimin e tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco