Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Edi Rama 'litarin në fyt' profesioneve të lira

VIDEO/ Si u betonizua Kopshti Zoologjik, Tedi Blushi: Rama-Veliaj meritojnë ndëshkim popullor dhe ligjor

22:01, 04/10/2022
A+ Aa A-

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka publikuar videon që tregon masakrën që i është bërë hapësirës së gjelbër te Kopshti Zoologjik i Tiranës. 

Sipas tij, betonizimi nisi nga Edi Rama dhe po vijon me Erion Veliajn. 

Blushi thotë se Rama dhe Veliaj po pasurohen me paratë e kullave të betonit të cilat qelben nga era mafie, ndërsa shëndeti i qytetarëve është gjithnjë e më shumë në rrezik nga ndotja. 

Ai fton qytetarët të ndëshkojnë Ramën dhe Veliajn në zgjedhjet e ardhshme, duke shtuar se meritojnë edhe ndëshkim ligjor. 

Postimi
Shpërfytyrimi dhe asfiksimi i Tiranës nga betoni nisi me Edi Ramën dhe po vazhdon me barbari të pashembullt nga Erion Veliaj! Masakra e gjelbërimit tek Kopshti Zoologjik është një nga krimet e tyre më të shëmtuara ndaj kryeqytetit. I vetmi mision dhe vizion i bandës Rama-Veliaj për Tiranën është pasurimi me paratë e kullave të betonit që qelben era mafie, në kurriz të ajrit të pastër që duhet të thithin mushkëritë e qytetarëve dhe zaptimit taleban të hapësirave publike. Shkatërruesit e kryeqytetit Rama-Veliaj meritojnë ndëshkim popullor dhe ligjor! Krimet e tyre ndaj Tiranës nuk do të amnistohen kurrë!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco