Takimi i Berishës me Metën, PD: U diskutua dhe ra plotësisht dakord për …

Takimi i Berishës me Metën, PD: U diskutua dhe ra plotësisht dakord për …

15:26, 04/10/2022
A+ Aa A-

Partia Demokratike ka dalë me një njoftim për mediat lidhur me takimin që ka pasur gjaë ditës së sotme kreu i PD Sali Berisha me kryetarin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Në njoftim thuhet se në takim u diskutua dhe u ra dakord “për bashkëpunimin, bashkërendimin dhe Aleancën e Partisë Demokratike me Partinë e Lirisë në zgjedhjet vendore, inisiativat parlamentare, në protestat popullore kundër pushtetit të Edi Ramës”.

NJOFTIM PER SHTYP

• Takim me kryetarin e Partisë së Lirisë, Ish - Presidentin, Ilir Meta.

Sot në Selinë e Partisë Demokratike u zhvillua një takim mes Kryetarit të Partisë Demokratike Sali Berisha dhe kryetarit të Partisë së Lirisë zotit Ilir Meta.

Në këtë takim morën pjesë Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike zoti Flamur Noka dhe kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë së Lirisë, Petrit Vasili.

Në takim u diskutua dhe u ra plotësisht dakord për bashkëpunimin, bashkërendimin dhe Aleancën e Partisë Demokratike me Partinë e Lirisë neë zgjedhjet vendore, inisiativat parlamentare, në protestat popullore kundër pushtetit të Edi Ramës.

Takimi u karakterizua nga fryma e mirëkuptimit të plotë.

ZYRA E SHTYPIT DHE KOMUNIKIMIT, PARTIA DEMOKRATIKE

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco