VIDEO – SYRI TV/ Bashkia Tiranë hap tender për teatrin, pak muaj nga zgjedhjet lokale

14:20, 04/10/2022
A+ Aa A-

Pak muaj para zgjedhjeve për kryetarët e bashkive, Erion Veliaj hap garën për ndërtimin e godinës së Teatrit të Ri Kombëtar. Fondi i vendosur në dispozicion për fazën fillestare të punimeve është 1.8 miliardë lekë, ose 18 milionë euro. Teatrit do të ndërtohet sipas projektit të Bjarke Ingles, që u financua nga kompania FUSHA, e cila fillimisht do të ndërtonte teatrin me koncension, por më pas u tërhoq.

Syri tv

Bashkia e Tiranës njoftoi këtë të mërkurë se ka hapur tenderin për ndërtimin e Teatrit të Ri Kombëtar, vetëm pak muaj para mbajtjes së zgjedhjeve lokale. Sipas njoftimit të tenderit publik, vlera e fondit limit për fazën e parë të punimeve për ndërtimin e Teatrit Kombëtar është 1 miliardë e 854 milionë lekë të reja, ose afërsisht 18 milionë euro. Tenderi për ndërtimin e godinës së Teatrit Kombëtar do të qëndrojë i hapur deri në në datën 3 nëntor, ku do të priten ofertat dhe më pas do të bëhet vlerësimi i tyre. Sipas dokumenteve të njoftimit të tenderit, bashkia e Tiranës do të kërkojë nga kompania fituese që të ndërtojë godinën e re të Teatrit Kombëtar brenda një afati prej 27 muajsh.

Ndërkohë, projekti i Teatrit nuk ndryshon, godina do të ndërtohet sipas projektit të arkitektit Bjarke Ingles. Financimi i ndërtimit të godinës së Teatrit Kombëtar do të bëhet nga buxheti i shtetit. Në iden fillestare, bashkia kishte negociuara paraprakisht ndërtimin e Teatrit Kombëtar me koncension nga kompania Fusha Shpk, e cila gjithashtu ka financuar dhe i ka dhuruar projektin e teatrit bashkisë së Tiranës. Si shpërblim, kompania private do të lejohej të ndërtonte kulla shumë katëshe për bri teatrit kombëtar. Por pas shembjes së godinës monumentale të teatrit kombëtar, gjërat ndryshuan.

Gjykata Kushtetuese rrëzoi procedurën e shembjes së teatrit, që lejonte ndërtimin e godinës së re me koncension. Bashkia e Tiranës njoftoi se kompania është tërhequr nga koncensioni, me pretendimin se nuk kishte kapacitete për ndërtimin e teatrit të ri kombëtar siç e kërkonin artistët. Për këtë arsye, në fund të vitit 2021, bashkia e Tiranës parashikoi në buxhet fonde publike për ndërtimin e godinës së re të teatrit. Ndërkohë, teksa bashkia hap garën për teatrin e ri, në SPAK janë regjistruar disa padi kundër kryebashkiakut Erion Veliaj për shembjen e godinës monumentale të teatrit kombëtar, që ishte ndërtuar gjatë periudhës së Mbretit Zog.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco