‘PL e ka përballjen me Ramën’, Meta për takimin me Berishën: E hapur për çdo bashkëpunim me PD

‘PL e ka përballjen me Ramën’, Meta për takimin me Berishën: E hapur për çdo bashkëpunim me PD

14:19, 04/10/2022
A+ Aa A-

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u shpreh se është i gatshëm të bashkëpunojë me çdo faktor të vërtet opozitar, siç e quan ai, dhe në “radhë të parë me PD”.

Në një konferencë për mediat pas takimit me Berishën, Meta u shpreh se përballjen e ka me Ramën dhe çdo vonesë i jep kohë kryeministrit të blejë opozitarë dhe t’i bëjë presion qytetarëve.

Thatë se gjatë takimit me Berishën folët për zgjedhjet dhe protestat? Çfarë folët konkretisht?

Ilir Meta: “Isha në terren sapo takova një grup të mrekullueshëm të rinjsh. Bashkimi i qytetarëve shqiptarë për ti dhënë fund këtij shteti të kapur nga rilindja që po shpopullon Shqipërinë. S’do ketë vonesë nga Meta.

Partia e Lirisë është e hapur për të bashkëpunuar me çdo faktor opozitar, në radhë të parë me PD. Ka qenë dhe është e gatshme të bashkëpunojë dhe të forcojë aksionin opozitar.

Lojërat e ish-lideshipit të PD që e përdorte për shantazhet e veta tek qeveria, Kjo nuk ekziston tek PL përballjen e ka me Edi Ramën, do të bashkojë me forcat e tjera që janë realisht në opozitë me Ramën, çdo vonesë i jep kohë të blejë opozitarë, të rrisë presionin ndaj qytetarëve, duhet që vala e zemërimitt të kthehet në presion publik.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco