Berisha pret kryetarin e sapozgjedhur të FRPD: Urime për detyrën e re

Berisha pret kryetarin e sapozgjedhur të FRPD: Urime për detyrën e re

12:48, 04/10/2022
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, takoi në zyrën e tij, në selinë e PD, kryetarin e sapozgjedhur të Forumit Rinor, Besart Xhaferri, të cilit i uroi suksese në këtë përgjegjësi të re.

Në procesin e administruar nga FRPD, garuan 6 kandidatë. Morën pjesë 9470 votues në 62 qendra votimi dhe Besart Xhaferri u shpall fitues me 5256 vota.

CV e kryetarit të zgjedhur të FRPD

Besart Xhaferri ka lindur në Berat. Ai i ka kryer studimet universitare “Economics and Political Sciences”, në një nga shkollat më prestigjize në botë, “London School of Economics”.

Prej vitit 2017, Xhaferri ka mbajtur funksionin e Sekretarit për Marrëdhëniet me Jashtë në FRPD.

Prej 14 vitesh Xhaferri është sipërmarrës i suksesshem në fushën e arsimit.

Detyrën e re si Kryetar i FRPD-së e sheh si qëllim për prurjen e eksperiencave më të mira ndërkombëtare të fituara nga organizatat partnere, në mënyrë që Forumi të arrijë nivelet më të larta intelektuale në shërbim të Partisë Demoratike dhe së djathtës konservatore. 

Besarti është i martuar me Marigonën dhe ndihet i bekuar si baba i një vajze. Ai pret të bëhet baba për herë të dytë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco