SHBA sanksionon kryeministrin e Bosnjes për patronazhistët! Po Ramën?!

SHBA sanksionon kryeministrin e Bosnjes për patronazhistët! Po Ramën?!

17:33, 03/10/2022
A+ Aa A-

Departamenti i Thesarit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka sanksionuar kryeministrin e Bosnje dhe Hercegovinës, Fadil Novaliç.

Autoritetet në SHBA bëjnë me dije se Novaliç është sanksionuar pasi keqpërdori të dhënat e pensionistëve boshnjakë për të mirën e partisë së tij politike dhe në kundërshtim me ligjin e Bosnjes dhe Hercegovinës.

“Në javën parë të zgjedhjeve të 2018-ës, Novaliç përdori të dhënat e pensionistëve që kishte marrë përmes pozicionit të tij zyrtar për të dërguar letra duke renditur arritjet e tij dhe duke premtuar rritje të pensioneve në një vend ku çështja e pensioneve ka një rëndësi të madhe politike. Ky veprim shkel ligjin e Bosnjes dhe Hercegovinës dhe pasqyron një model më të gjerë, të raportuar publikisht të përdorimit të pozicionit të tij të ndikimit politik për përfitime personale ose partiake, duke minuar proceset ose institucionet demokratike në BiH.

Novalic u sanksionua sot në bazë të OE 14033 për të qenit përgjegjës ose bashkëpunëtor, ose i përfshirë drejtpërdrejt ose indirekt në veprime ose politika që minojnë proceset ose institucionet demokratike në Ballkanin Perëndimor”, thuhet në njoftimin e Departamentit të Thesarit.

Së bashku me Novalic është sanksionuar edhe një nga biznesmenët më të pasur të Bosnje dhe Hercegovinës, Slobodan Stankovic. Pronari i Integral Inzenjering A.D. Laktasi (Integral) akuzohet për korrupsion dhe lidhje me politikanë të lartë në Bosnje dhe Hercegovinë e Serbi, ndër ta edhe Milorad Dodik, i sanksionuar tashmë nga SHBA. Stankoviç thuhet se ka arritur të fitojë projektet më të mëdha me firmën e tij të teknologjisë, falë lidhjeve me politikanë të lartë.

***

Skandali i partisë në pushtet në Bosnje Hercegovinë është identik me atë të Partisë Socialiste, gjithashtu në pushtet, që u denoncua para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit. 

Të dhënat private të afro 900 mijë qytetarëve shqiptarë qarkulluan në platforma online. 

Qeveria shkeli ligjet e privatësisë së 900 mijë qytetarëve shqiptarë, të dhënat e të cilëve janë tashmë në duart e çdo keqbërësi kibernetik. 

Edi Rama në vend që të mbante përgjegjësi ligjore dhe politike për skandalin e përndjekjes së mbi 900 mijë shqiptarëve, u rikonfirmua në pushtet duke rrëmbyer mandatin e tretë përmes deformimit të vullnetit të zgjedhësve të vënë nën presionin e patronazhistëve. 

Dhe për më tepër, kreu i qeverisë nuk shprehu as pengesë, madje përkundrazi i falenderoi disa herë partonazhistët publikisht, duke shprehur mirënjohje ndaj tyre. 

"Sot ata që nuk e dinë se çfarë pune, çfarë angazhimi të padukshëm ka brenda PS, kanë zbuluar fjalën patronazhist, dhe e sjellin vërdallë e vërdallë, duke e deformuar kuptimin e saj. Për faktin se ata nuk e dinë se PS, është një familje ku të angazhuarit brenda familjes punojnë. Punojnë vullnetarisht, pas pune, pas shkolle, punojnë duke marrë nga koha e tyre e lirë për të mbuluar territorin shpirtëror të këtij vendi. Për të pasur komunikim të drejtpërdrejtë me njerëzit e zakonshëm të këtij vendi. Sepse beteja e përditshme e PS është beteja për të fituar mendjet dhe zemrat e njerëzve. Pastaj çuditen, sepse shkojnë dhe zbresin në fushën e lojës me atë gafurrjen të dikujt që mendon dhe që beson e kujton se i takon fitorja dhe se është i fituar. Kur hyn në fushën e lojës me ne, fillojnë dhe kuptojnë që nuk është kaq e lehtë", deklaronte Edi Rama pak ditë para 25 prillit 2021. 

Tashmë që SHBA ndëshkoi me të drejtë një kryeministër për keqpërdorimin e të dhënave private të qytetarëve për interesa të partisë së tij, lind edhe pyetja: Po Edi Ramën kur do ta sanksionojë? Dhe për më tepër, tashmë DASH ka edhe një precedent, po në rajonin e Ballkanit. Por megjithatë skandali i patronazhistëve në Shqipëri është shumë herë më i rëndë se rasti i Bosnje Hercegovinës. Edi Rama e ktheu patronazhimin në sistem, deformoi votën e shqiptarëve dhe shkatërroi sistemin elektoral. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco