Monika Kryemadhi: Edi Rama, i pari që duhet të futet në burg!

Monika Kryemadhi: Edi Rama, i pari që duhet të futet në burg!

23:32, 01/10/2022
A+ Aa A-

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka folur per aksionin e qeverisë për ndërtimet e paligjshme. Sipas saj, Rama është i pari që duhet të futet në burg, pasi ka lejuar ndërtimin e tyre, ndërsa tani bën sikur nuk i ka parë.

Monika Kryemadhi tha ndër të tjera se qytetarët duhet jo të bojkotojnë Edi Ramën, por ta dënojnë atë me votë.

“E keni parë si u ka vizatuar reçipetat, të brendshme nëpër ballkone njerëzve, gjithë të brendshmet që ka trupi i njeriut ia ka vizatuar nëpër ballkone dhe dritare, nuk shifka Edi Rama pallatet ne mes të rrugës, kjo është qesharake”, theksoi ndër të tjera Kryemadhi.

Pyetje: Dua t’ju pyes pak edhe për ndërtimet pa leje, aksioni që ka ndërmarrë kryeministri, si e cilësoni?

Kryemadhi: I pari që duhet të futet në burg është Edi Rama. Ai nuk lë njerëzit të lyejnë faqe e murit. E keni parë si u ka vizatuar reçipetat, të brendshme nëpër ballkone njerëzve, gjithë të brendshmet që ka trupi i njeriut ia ka vizatuar nëpër ballkone dhe dritare, nuk shifka Edi Rama pallatet ne mes të rrugës, kjo është qesharake.

Nuk ka asgjë pa lejën e Edi Ramës, përkundrazi është çdo gjë me lejen e Ramës. Përkundrazi, çdo herë që Rama bën o satelitin, o dosja e Metës, i djeg inceneratori. Sot problemi kryesor që ne kemi është pse qytetarët duhet jo ta bojkotojnë Ramën, por ta dënojnë me votë Edi Ramën.

Pronarit të grupit të mediave tuaja, për të vetmen arsye pse nuk i qëndroi editorialit të tij, jo për të prishur dy pishina, e bënte për të kërcënuar të tjerët. Por të tjerët nuk e kanë kuptuar, se kur të shkojë ti prishë televizionet, ti marrë pronat ti marrë dhe gratë atëherë do kujtohen se çfarë është Edi Rama. Atëherë nuk do ketë shqiptarë për të protestuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco