Anëtarja e KK/ Hajdarmataj: PD, kandidatë me integritet në zgjedhje, i japim fund krizës së demokracisë

Anëtarja e KK/ Hajdarmataj: PD, kandidatë me integritet në zgjedhje, i japim fund krizës së demokracisë

20:38, 01/10/2022
A+ Aa A-

Anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Mimoza Hajdarmataj shprehet se kandidatët që do të dalin nga primaret për zgjedhjet vendore 2023, do të jetë me integritet dhe figura nga profesione të vlerësuara. 

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Hajdarmataj thekson se opozita duhet të rikthejë shpresën e qytetarëve, duke sjellë ndryshimin që presin të gjithë, që në zgjedhjet e ardhshme.  

"Ringritja e PD-së me PRIMARE është kontribut i jashtëzakonshëm nesër në procesin e zgjedhjeve me votë të lirë dhe të ndershme. Vetëm me një opozitë që do ofrojë kandidatë me integritet dhe mbështetje të gjerë popullore do të sjellim zgjidhjen e krizës së demokracisë, institucioneve, pavarësisë së pushteteve, zhvillimit të ekonomisë dhe më së shumti zgjimit dhe ringritjes së shpresës se ky vend bëhet", shprehet ajo.

Postimi
Ditë dhe vendime historike sot për Partinë Demokratike!

Në votimet e kandidatëve, për zgjedhet vendore, në primare do të votojnë jo vetëm anëtarët e PD, por edhe simpatizantët e saj.
Ky është një vendim, përtej dhe politikës së ditës, që legjitimon plotësisht vullnetin për hapjen dhe forcimin e PD, si forca politike që simbolizon më së shumti lirinë, vlerat e demokracisë dhe vokacionin europian.

Më këtë qëndrim të Këshillit Kombëtar të PDSH shpresoj që të inkurajohen sa më shumë të rinjtë, profesionistët e lirë dhe intelektualët e tërhequr, për të ringritur PD në nivelin që e kërkon koha komplekse që jetojmë.

Ringritja e PD-së me PRIMARE është kontribut i jashtëzakonshëm nesër në procesin e zgjedhjeve me votë të lirë dhe të ndershme.

Vetëm me një opozitë që do ofrojë kandidatë me integritet dhe mbështetje të gjerë popullore do të sjellim zgjidhjen e krizës së demokracisë, institucioneve, pavarësisë së pushteteve, zhvillimit të ekonomisë dhe më së shumti zgjimit dhe ringritjes së shpresës se ky vend bëhet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco