Lisandër Hoxha: Primaret, shans i madh për PD-në në zgjedhje përballë makinerisë së patronazhistëve

Lisandër Hoxha: Primaret, shans i madh për PD-në në zgjedhje përballë makinerisë së patronazhistëve

19:50, 01/10/2022
A+ Aa A-

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Lisandër Hoxha, ka reaguar përmes një postimi në rrjete sociale për mbledhjen e sotme të Këshillit Kombëtar të PD-së.

Hoxha shkruan se votuan rregulloret për primaret, përmes së cilës do përzgjidhen kandidatët për kryetar bashkie. Ai thekson se është hera e parë që u bë një mbledhje me debat, me përgjegjshmëri nga të gjithë anëtarët.

Reagimi i plotë
Sot ne mbledhjen e Keshillit Kombetar te Partise Demokratike u mblodhem per te votuar Rregulloren per Primaret, permes se ciles do te perzgjidhen kandidatet per Kryetar te Bashkive. 

Grupi i punes kishte punuar nje material, i cili na u soll me vonese ne daten 26 Shtator dhe, per pasoje, mbledhja per miratimin e saj u realizua sot.

Dua te shpreh mirenjohjen time te thelle per çdo anetar te KK,te cilet sot erdhen me platforma konkrete dhe me propozime per ta bere kete rregullore sa me te mire!

Eshte hera e pare qe shoh mbledhje me debat, sepse gjithmone jemi thirrur per duartrokitje dhe per te ngritur duart lart.  Eshte hera e pare qe shoh pergjegjshmeri nga anetaret e KK dhe jam vertet krenar per secilin prej tyre. 

Sot edhe une propozova disa ndryshime, te cilat per mua i japin nje shans te madh Partise Demokratike ne zgjedhjet e rradhes. Se pari, kerkova te percaktohet qarte roli i simpatizanteve dhe e drejta e çdo mbeshtetesi per te votuar kandidatet tane. 

Kjo per mua eshte thelbi i politikes. Kandidatet nuk duhet te marrin vetem votat e kryesise se PD, por edhe mbeshtetjen e qytetareve ku ata duan te garojne per Kryetar Bashkie. 

Vetem permes HAPJES Partia Demokratike e ka nje shans te rrise prezencen ne territor duke rivalizuar makinerine e patronazhisteve.
Ne duhet te kemi kandidat qe gjejne perkrahje ne popull dhe jo vetem ne strukturat e PD.

Se dyti, kam propozuar qe asnje kandidat te mos kualifikohet nese eshte anetar apo sponsorizohet nga organizatat e majta si Open Society Fondation e Soros, etj.

Kjo per faktin se besoj fuqimisht qe demokracia e vendit tim eshte sot me e brishte per faj te financimeve te dyshimta, te cilat kane marre peng shoqerine civile, organziatat, sindikatat dhe çdo ze publik. 

Se treti, kam kundershtuar propozimin e krijimit te nje komisioni, i cili ben perzgjedhjen e kandidaturave ne vend te Kryesise se PD.
Per mua Kryesia e ka atribut, te cilin duhet ta ushtroje dhe te mos realizojme nje skenar te dyte si ai i zgjedhjeve te vitit 2021 ku permes nje komisioni te drejtuar nga Z. Ruli prodhuam konflikt dhe paqartesi te panevojshme.

Kryesia e PD nuk ka asnje pune me te rendesishme se sa te ushtroje kete pergjegjesi duke i dhene peshe politike te gjitha vendimeve te saj.

Se katerti, kam propozuar qe Kryetaret dhe Sekretaret e degeve te largohen nga pozicioni i tyre nese zgjidhen si kandidat per Kryetar Bashkie sipas Statutit te PD.

Se pesti, kam propozuar disa ndryshime ne lidhje me organizimin e Komisioneve Elektorale te PD.

Me thelbesorja mbetet per mua nje parti e hapur, e cila kerkon nga elektorati i saj te perzgjedhin se bashku kandidatet me te mire me te cilet duan te perfaqesohen ne zgjedhjet e rradhes.

Shume kolege demokrate jane kunder primareve dhe e shohin me skepticizem kete nisme. Personalisht kam shume besim te primaret dhe mendoj se ne politike te mban vetem vota, perkrahja e njerezve dhe asgje tjeter.

Ne Partine Demokratike, edhe pse jemi rithemeluar me statut, akoma vuajme sindromat e se shkuares ku nje grup i vogel nga Kryesia ka te njejten mendesi dhe sjellje qe kemi patur per 9 vitet qe shkuan. 

Mendoj se kemi nevoje urgjente per te ndryshuar ne menyre qe te fitojme. Sot, Keshilli Kombetar votoi variantin e vjeter duke premtuar se do te behej diçka lidhur me propozimet qe parashtrova. 

Te vetmet pika qe u ndryshuan nga varianti i vjeter ishin ajo qe lidhet me pezullimin e kryetareve te degeve ne momentin e kandidimit per primare dhe mosperfshirja ne gare e kandidateve te lidhur me fondacionin Soros, propozim i cili u mbeshtet fuqimisht nga Kryetari Sali Berisha. 

Personalisht do te bej beteje politike me kedo qe eshte kunder hapjes se PD. Kam dy vite qe e bej publikisht kete gje sepse besoj se kjo eshte rruga e vetme qe e ben Partine Demokratike nje force te madhe dhe fituese.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco