Meta: Mbi 50% e kandidatëve të Partisë së Lirisë në këshillat vendore do të jenë të rinj

Meta: Mbi 50% e kandidatëve të Partisë së Lirisë në këshillat vendore do të jenë të rinj

19:33, 01/10/2022
A+ Aa A-

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, deklaroi se mbi 50 për qind e kandidatëve të PL-së, në këshillat vendore do të jenë të rinj e të reja.

Në një reagim në Facebook, Meta shprehet se përfshirja e të rinjve në Partinë e Lirisë do të fuqizojë rolin e tyre shumë shpejt, duke shtuar se rinia është fuqia e ndryshimit.

“Përfshirja e të rinjve në Partinë e Lirisë do të fuqizojë rolin e tyre në vendimmarrje shumë shpejt. Pak muaj na ndajnë nga zgjedhjet vendore dhe rikthimi i opozitës dhe pluralizmit politik në Bashkitë tona.

I garantova se mbi 50 për qind e kandidatëve tanë në këshillat vendore do të jenë të rinj dhe të reja. Partia e Lirisë do të bëjë gjithçka për t’u dhënë përfaqësimin e merituar të rinjve në vendimmarrje. Të rinjtë do të jenë Fuqia e Ndryshimit dhe Ndryshimi do të fillojë nga Tirana.”-shkruan Meta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco