Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Djegia e mandateve/ Kryemadhi: Rama përfitoi nga idiotësia ime dhe ligësia e Bashës

Djegia e mandateve/ Kryemadhi: Rama përfitoi nga idiotësia ime dhe ligësia e Bashës

19:13, 01/10/2022
A+ Aa A-

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi akuzon Lulzim Bashën për djegien e mandateve në 2019. 

Në një intervistë televizive, Kryemadhi tha se Rama përfitoi nga idiotësia e saj dhe ligësia e Lulzim Bashës. 

Monika Kryemadhi: Unë e besoj kur thotë që nuk bashkëpunon më me Ramën. Ai mund të mos jetë çun modern, mund të mos vishet me atlete e çitjane si Rama, por është patriot. E ka thënë shumë herë dhe për djegien e mandateve. Jo vetëm për ne, por për të gjitha vështirësitë ku është vendosur Kosova. Dhe lobingun rus. Serbia dashnorja e Rusisë ka për të qenë. Kurrë nuk do të jetë e Evropës. Edi Rama përfitoi nga idiotësia jonë, e imja në radhë të parë dhe nga ligësia e Lulzim Bashës. Ne i dhamë armët për të kryqëzuar Kosovës dhe për të minimizuar rolin e Shqipërisë në stabilitetin rajonal. Kemi dhe rastin në Gramsh më pas që tregon se sa këmbëkryëq janë ulur, jo vetëm rusët, port ë gjithë elementët e rrezikshëm në vendin tonë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco