Zgjedhjet vendore, Paloka: Gati për negociatat me aleatët, besoj se do t'i kryesojë vetë Berisha

Zgjedhjet vendore, Paloka: Gati për negociatat me aleatët, besoj se do t'i kryesojë vetë Berisha

14:23, 01/10/2022
A+ Aa A-

Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edi Paloka, njoftoi sot pas mbledhjes se duke filluar nga dita e nesërme e në vazhdim, një grup negociator nga PD-ja do të fillojë kontaktet me partitë aleate opozitare dhe do të bashkërendojë punën për evidentimin e kandidatëve për zgjedhjet vendore dhe të gjitha modalitetet e tjera. I pyetur se kush do t’i kryesojë negociatat me aleatët, Paloka shprehu besimin se pritet të jetë Kryetari i PD-së, z.Sali Berisha.

I pyetur nga gazetarët pas mbledhjes, ai dha këto përgjgije:

Z. Paloka, si do të zgjidhet çështja me aleatët e PD-së, do të ketë negociata me ta, do të ndahen zona të caktuara apo do të zhvillohen primare në të gjitha degët e PD-së?

Paloka: Menjëherë, pas ditës së sotme, meqënëse ishte procesi i miratimit të rregullores, në një farë mënyre “pengesë” për këtë çështje, menëherë pas kësaj do të fillojnë kontaktet me aleatët, me të cilët do të bashkërendohet edhe puna, edhe gjithçka tjetër. Detajet se si do të veprohet në rastin që thoni ju, në rast se do të vendoset që aleatëve t’u lihet një zonë e lirë apo modalitetet e tjera, do të përcaktohet gjatë këtyre bisedimeve.

Kush do të jetë negociator me aleatët?

Paloka: Sot mbyllëm rregulloren; të gjitha këto do të përcaktohen në vazhdim. Nga nesër e tutje do të përcaktohet edhe grupi negociator, por besoj se vetë Kryetari i PD-së do të jetë negociatori kryesor, pra z. Berisha.  

A pati anëtarë të Këshillit Kombëtar që kërkuan datë proteste? 

Paloka: Kjo është një çështje që ishte në rendin e ditës; u diskutua dhe u morën dhe vendimet e duhura që ju do t’i merrni vesh në kohën e përshtatshme. Z.Biberaj bëri një propozim për një çështje që është diskutuar në mbledhjen e fundit të Këshillit Kombëtar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco