Vendimet e Këshillit Kombëtar, Paloka: Edhe simpatizantët e PD do të votojnë në 'primaret'

Vendimet e Këshillit Kombëtar, Paloka: Edhe simpatizantët e PD do të votojnë në 'primaret'

14:03, 01/10/2022
A+ Aa A-

Në përfundim të mbledhjes së Këshillit Kombëtar të PD, Kryetari Edi Paloka ka prezantuar tri vendimet kryesore që përbëjnë risi për Primaret, rregullat për zgjedhjen e kandidatëve nga radhët e PD që do të kandidojnë në zgjedhje.

“ Siç jeni në dijeni, - tha Paloka, - me kërkesë të Këshillit Kombëtar, u shty për sot diskutimi i Rregullores së Primareve, pasi një pjesë e anëtarëve nuk e kishin lexuar dhe parë mirë. Sot u diskutua rreth kësaj çështjeje dhe ato që mund të konsiderohen risi nga Primaret e fundit janë:

Në votime, siç e përcakton statusi, në votime nuk do të marrë pjesë vetëm anëtarësia e PD-së, por do të marrin pjesë edhe simpatizantët e PD-së. Përcaktohet saktë në Statut se kush janë simpatizantët dhe si regjistrohen simpatizantët. Simpatizantët e kanë të drejtën e votimit në primaret; pra në një farë mënyre nuk është risi.

Çështja tjetër është kandidimi i kryetarëve të degëve dhe pozicioni që duhet të mbajnë në Primare. Në fund u miratua propozimi i grupit të punës dhe të Kryesisë, sipas të cilit për kryetarët e degëve që do të kandidojnë në primare, funksionet e tyre do t’i kryejë një nga nënkryetarët e degëve. Pra, gjatë primareve kryetarët nuk do t’i ushtrojnë detyrat e tyre. Në rast se ata do të fitojnë dhe do të shpallen kandidatë zyrtarë për zgjedhjet, statusi e përcakton që nuk janë më kryetarë, po kandidatë për pushtetin lokal.

U diskutua gjithashtu dhe për pikë të diskutueshme: nëse do të ketë balotazh. U vendos që balotazhi do të qëndrojë si proces gjatë votimit”, tha kreu i Këshillit, Edi Paloka.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

cuf dabjoni01/10/2022 14:35

a e keni ne Statut ???

Shto koment

Denonco