Lajmi i fundit

Bardhi: Provohet bashkëpunimi i Olsi Ramës me grupin e kokainës në Xibrakë, 10 prova

Berisha: Po punojmë për organizimin e revoltave të fuqishme paqësore

Berisha: Po punojmë për organizimin e revoltave të fuqishme paqësore

12:16, 01/10/2022
A+ Aa A-

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Aleksandër Biberaj, në fjalën e tij në mbledhje, tha se duhet aksion politik dhe se kjo qeveri duhet të rrëzohet me çdo kusht.

Biberaj shtoi se Rama dhe banda e tij nuk mund të rrëzohen me konferenca shtypi, por se duhet një axhendë e qartë për protesta dhe aksionet e tjera që do të ndërmerren.

Në reagimin e tij, kryetari demokrat, Sali Berisha tha se PD e ka për detyrë kryesore organizimin e revoltave të fuqishme paqësore dhe në kohën më të parë të mundshme.

“E ritheksoj se veprimtaria e PD-së është dhe duhet të jetë detyrimisht shumëplanëshe. Duke u përqendruar me të gjithë potencialin e saj në organizimin, në aktivitetet e lidhura me primaret, ajo është dhe do mbetet, ka për detyrë kryesore organizimin e revoltave të fuqishme paqësore dhe në kohën më të parë të mundshme.

As nuk është hequr dorë, as nuk do hiqet. Përkundrazi po punohet dhe do punohet me intensitet.

Do bëhet gjithçka për të bashkërenduar këtë aktivitet me të gjithë faktorët e rëndësishëm të Frontit për Shpëtimin e Shqipërisë, me sindikatat, me forca të tjera politike.

Nuk ka asnjë lloj ndryshimi në mendim se kjo betejë duhet të nisë sa më parë,” tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco