Lajmi i fundit

LIVE/ PD, aktivitet për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

Primaret/ Berisha: Duhet të jemi të hekurt në zbatimin e statutit

Primaret/ Berisha: Duhet të jemi të hekurt në zbatimin e statutit

12:11, 01/10/2022
A+ Aa A-

Kryetari demokrat, Sali Berisha, në mbyllje të fjalës së tij përpara anëtarëve të Këshillit Kombëtar, theksoi sërish rëndësinë e primareve.

Por ai tha se kushti i kushteve mbetet zbatimi i statutit.

“Tani vijmë te një hap jashtëzakonisht i rëndësishëm. Vijmë te primaret. Grupi i punës ka bërë një punë intensive. Por grupi i punës ka pasur një fat sepse bazuar në të gjithë veprimtarinë, ne miratuam një statut bashkërisht. Dhe statuti ynë është statuti që ndryshon PD-në. E paraqet atë si një forcë tjetër politike para shqiptaërve. 

Prandaj ngado që sillemi, ne kemi vetëm një alternativë, të zbatojmë statutin e votuar nga Kuvendi i PD. Ky është një kusht themelor. Statuti është Kushtetuta për të mos ndryshuar rrugën dhe për të mos u kthyer siç kemi qenë.

Shpesh u takon të dëgjoni, që këtë ta marrë kryesia, atë ta marrë kryesia. Po të ecim kështu, ne shkojmë drejt autokracisë. Çfarë është autokracia? Gjithë pushteti te kryetari dhe kryesia.

Çfarë i mbetet anëtarit? Vetëm të duartrokasë. Ne do i lëmë pushtetin anëtarit të PD dhe ky është përcaktimi i statutit tonë.

Ne do zbatojmë statutin si kushti i kushteve për të qenë nesër garanci i zbatimit të shtetit ligjor. Për të mos u thënë shqiptarëve se kullat nuk i shoh me sy, por do i shoh më satelit.

Prandaj duhet të jemi të hekurt në zbatimin e statutit. Ne kështu shprehim luajalitetin ndaj anëtarëve që na kanë votuar dhe simpatizantëve tanë,” tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco