Mesazhi i Berishës: Duhet të jemi realistë! Kemi përpara një oqean pune

Mesazhi i Berishës: Duhet të jemi realistë! Kemi përpara një oqean pune

11:57, 01/10/2022
A+ Aa A-

Kryetari demokrat, Sali Berisha, u tha anëtarëve të Këshillit Kombëtar se duhet të jenë realistë, pasi përpara kanë një oqean pune.

“Diçka tjetër më e vështirë dhe përcaktuese është mundi dhe djersa që duhet të derdhë secili prej nesh çdo ditë për suksesin e kësaj force.

Po e përsëris, arritja e 7 marsit ishte madhore, por nuk ishte vendimtare. Arritja bëhet vendimtare vetëm kur çdo demokrat të shtrojë pyetjen se çfarë bëra sot dhe çfarë do bëj nesër për të afruar fitoren e PD-së.

Ky është një oqean pune. Një det pune. Ku jemi ne me këtë?

Absolutisht jemi larg. Dhe dua t’u them një gjë. Për njeriun nuk ka gjë më të rëndësishme se realizmi. Kushti më themelor për të ndërtuar punën, për të ndërtuar suksesin, është thjesht realist. T’i shohësh gjërat me realizëm, sado të papërshtatshme, sado të hidhura të jenë, i ndryshon ato. Nëse nuk i sheh me realizëm, nuk sheh asgjë, noton mbi to.

Koha është jashtëzakonisht e veçantë, e rëndë. Shikoni, në historinë e këtij vendi, Shqipëria ka pasur diktaturë gjakësore, ka pasur diktatorë që paraqiteshin liberalë, por pushkatonin në kufi.

Por nuk ka pasur kurrë një kryeministër që tallej në mënyrën më cinike me qytetarët e vendit siç është Edi Rama.

Dje u thotë u hoqa fashon, sot thotë se fashoja është në fuqi. Sikur nuk flet për qytetarët shqiptarë. Po sikur flet për kuzhinën e tij, për oborrin në Surrel. Sikur energjinë e nxjerr nga shtëpia e tij dhe i trajton shqiptarët si askush tjetër.

Nëse ka njeri që po tallet me këtë popull që po shpërbëhet, është Edi Rama.

Problemi është ku jemi ne? Nuk ka nevojë Edi Rama të na dhurojë më shumë për fitoren tonë se të këqijat që i ka bërë këtij populli,” tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco