Akuzohet për miliarda/ Rama: Mua nuk më kap dot askush me para

Akuzohet për miliarda/ Rama: Mua nuk më kap dot askush me para

09:55, 01/10/2022
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama pranoi se edhe sot ka ndërtime pa leje, por ia hodhi fajin sistemit të drejtësisë që sipas tij të turpëron.

“Ndërtimet pa leje kanë qenë kanceri i këtij vendi, ka ndërtime pa leje, patjetër, nuk diskutohet. Sot jemi në kushtet kur duhet t’i japim një goditje përfundimtare këtij fenomeni të shëmtuar e fyes. E pamundur që ne të vendosim kontroll të plotë e të rreptë kur vjen puna te ata që ndërtojnë, një avlli, një çati dhe një shtëpi në fshat e të vijë të ketë shans për parellinjtë e biznesmenët të hapen ndenjësesh e të bëjnë metra katrorë në kryeqytet. Kjo që po bëjmë ka ardhur si rezolutat se nxirr ligje e masa sa të duash, bëj kontrolle e denoncime sa të duash, sa kohë ky sistem drejtësie, në nivelin e prokurorive e gjykatave të rretheve, nuk është i pastruar, je i destinuar të turpërohesh”.

Rama, një tjetër komentueseje që i tha se po bën lojë të dyfishtë me ndërtimet pa leje, iu përgjigj:

“Po të ishte “loje e dyfishte” e po të isha unë pjesë e lojës, do i lejoja e në fund do i merrja për vete, jo për shtetin. Se kjo s’ka pikë logjike, është të fyesh inteligjencën tënde. Çfarë është kjo lojë e dyfishtë? Kjo s’ka kuptim që i lejoj të ndërtohet e i marr për shtetin. Sot ndodh sepse mua nuk më kap dot askush me para dhe për mua paraja nuk vjen asnjëherë e para. Ka një problem me lekun me mua, duhet të përkulem për ta marrë, e unë nuk përkulem”.

“Po të jetë kjo histori oligarkësh të mi, s’do e merrje vesh fare ti që kishte aty 4 mijë metra pa leje. Pikërisht se nuk ka asnjë krijesë tjetër përveç Zotit që mund të më kushtëzojë apo të më vërë në kushte varësie me para apo metra katrorë, kjo është e mundur të bëhet. Unë nuk merrem me tendera e nuk jap tendera, nëse flisni për kompensime mos i fusni të gjithë në thes".

Para disa vitesh, OSBE e akuzonte Edi Ramën se ka mbi 200 milionë euro pasuri të fshehura në llogari offshore. Gjurmimi i tyre është i vështirë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Baci01/10/2022 12:49

Ka plot parajsa fiskale, firma ofshore ka plot zagar rreth tij që merren me këtë punë. Prandaj nuk e kapin dot me presh në duar dhe kur dekonsirohet ndonjë i rrjetit të tij , ai s'di gjë Mafie

Shto koment

Denonco