Strazimiri: Askush s'e ka shkelur vijën e kuqe si Yuri Kim! S’ka qenë ambasadore asnjë ditë

21:31, 30/09/2022
A+ Aa A-

Anëtari i Kryesisë së PD-së, Gent Strazimiri, i ftuar në emisionin 'Çim Peka Live' në Syri Tv, komentoi deklaratat e ambasadores së SHBA në Tiranë, Yuri Kim. Sipas Strazimirit, korrupsioni në Shqipëri është 'mbret' ndërsa shtoi se Yuri Kim fatkeqësisht ka dështuar në të qenit ambasadore.

"Diplomate në këtë vend s'ka qenë asnjë ditë. Tha tek Fevziu që kemi për detyrë të takojmë të gjithë faktorët, nëse shkon tek faktorët për t'i kërcënuar, ti ke dalë jashtë funksionit tënd si përfaqësuese e shtetit më të madh të lirisë."-tha Strazimiri.

Strazimiri deklaroi se ambasadorja Yuri Kim ka mbajtur gjithnjë një fytyrë të egër me opozitën.

"Ne vërtetë kemi ngrënë bar prej një maskarai që na kishte vënë nën thundër. Të na thuash sërish këtë gjë kjo është jo diplomatike, nuk e kam problemin tek marrëdhënia e saj me Berishën.

Askush nuk e ka shkelur këtë vijë të kuqe që kjo po shkel me këtë punë. Janë gjërat hapur. Kemi një shoqëri që nuk ta pranon më këtë.

A kemi ambasadorokraci, po, po dëshmojnë që ka. Ambasadori, ashtu si miku në krye të oxhakut, duhet me fol me rend, duhen biseduar disa gjëra."-tha Strazimiri.

Sipas demokratit, Yuri Kim pranoi popullaritetin e Sali Berishës ndërsa shtoi se nuk pyet për popullaritetin e shprehur me votë, edhe pse përfaqëson një komb të madh të lirisë.

“Popullariteti i Sali Berishës u shpreh me votën e shqiptarëve. Të thuash nuk pyes për popullaritetin e shprehur me votë, dhe të thuash ligji është mbi vullnetin e popullit, kjo është logjikë jo amerikane. Ai është një komb i madh se ligji shpreh konsensusin e popullit.”-deklaroi Strazimiri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco