Lajmi i fundit

Qëllohet me armë drejt makinës së një avokati në Memaliaj. Dyshimet e para

Bejtja: T’i themi lamtumirë ambasadorokracisë!

21:12, 30/09/2022
A+ Aa A-

Gazetari Andi Bejtja, komentoi në emisionin 'Çim Peka Live' në Syri Tv deklaratat e ambasadores së SHBA, Yuri Kim. Bejtja deklaroi se ka ardhur koha t'i themi lamtumirë ambasadorokracisë.

Më tej gazetari u shpreh se Yuri Kim u mundua të justifikohet duke thënë se flet në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndërsa përmendi disa raste kur diplomatja amerikane luan një politikë personale.

"Jo kur na pëlqen Yuri Kim, të vazhdojmë, dhe kur s'na pëlqen Yuri Kim, të mos vazhdojmë. Prandaj kam qenë entuziast me Foltoren se e shihja si një mundësi për t'i thënë mirupafshim ambasadorokracisë. Meta i tha Yuri Kimit, do të shpall ‘non-grata’ gati, gati.

Vazhdon ambasadorokracia edhe këtu. Jam kundër kësaj edhe kur ndërhyn në favor të mazhorancës dhe në favor të opozitës. E kam parimisht këtë qëndrim. O do t'i themim mirupafshim, o s'do t'i themim më kurrë.

Do ju marr një rast kur Yuri Kim nuk ka folur si përfaqësuesja e SHBA-së. Mund të ketë dhe shumë të tjera. Është rasti i ardhjes së afganëve.

I pritën zyrtarisht këta kur erdhën, më vonë gazetat kryesore amerikane thanë se afganët janë jetimë dhe nuk i kemi çuar ne. Yuri Kim, në këtë rast ka shkuar personalisht apo ka shkuar në emër të SHBA-së.

Shumë e vështirë në këtë moment që jemi, po bën politikë personale për të rritur kuotat e saj si ambasadore në vend tjetër apo po bën politikën e SHBA-së. Këto zig-zage them të mos i shikojmë me kaq luftë dhe t'i themi mirupafshim ambasadorokracisë.

S'ka punë asnjë ambasadore të bëjë këto gjëra, as të flasë si prokurore, as të takojë kreun e SPAK, as të shkojë në plazhe me persona privatë se shkel Konventën Ndërkombëtare të Vjenës.

Ka bërë shumë gjëra kundër kësaj. Këto të djeshmet, takimet me kreun e SPAK, janë shkelje të Konventës së Vjenës. Kemi rastin e 5 qershorit, u shkel marrëveshja, nuk foli asnjë fjalë dhe raste të tjera."-tha Bejtja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

fatmir sinani30/09/2022 22:17

kjo kurve kineze

Shto koment

Denonco