Baton Haxhiu: Yuri Kim ikën në dhjetor, në fillim të 2023 vjen ambasadori i ri i SHBA

21:11, 30/09/2022
A+ Aa A-

Analisti Baton Haxhiu, duke folur në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV është shprehur se Yuri Kim ikën si ambasadore në muajin dhjetor të këtij viti, ndërsa në fillim të vitit të ardhshëm, vjen dhe ambasadori i ri.

Haxhiu, duke sulmuar ambasadoren Kim për gjuhën e rëndë sipas tij, është shprehur se ajo ka folur sikur të ishte kryeministre.

‘Po të isha unë ambasador nuk do ta takoja Ilir Metën.

Pavarësisht pragmatizmit, pasi ajo do të ikë shumë shpejt nga posti i saj.

Ikën në dhjetor, jam i sigurtë. Kemi disa lidhje që realisht na tregojnë dhe na pyesin për mendimin dhe për ata që vijnë.

Po flasim për logjikën e takimit. Perandoritë kanë forcën që të rikthehen dhe ta kërkojnë dorën për të ardhmen.

Çështja është e hapur, e donte ish-presidentin Ilir Meta që në takim ti sygjeronte që të largohej nga koncepti opozitar, për arsye se zoti Berisha është non grata, apo ishte për të hapur rrugën opozitare, pasi akuzat e mbrëmshme për Shqipërinë dhe qeverinë ishin jashtë asaj që ka thënë deri më tani.

Mbrëmë ishte fatalisht e rëndë me gjuhën e saj, kur tha do mendoheni mirë nëse do të ja lini vendin kriminelëve apo qytetarëve dhe kjo gjuhë, për arsye se këto fraza janë bërë të zakonshme. Por kjo është gjëja më e rëndë që një ambasador që përfaqëson SHBA e thotë këtu dhe ato duke i cituar edhe disa agjenci botërore që thonë këtë.

E tani nuk e dija se cila është Yuri Kim, apo e mbrëmshme apo ajo e 3 viteve më herët.  

Ajo që mua më bëri përshtypje është gjuha që ajo ja le pasardhësit, ambasadorit të ardhshëm që mund të vijë në fillim të vitit të ardhshëm në Shqipëri’, tha Baton Haxhiu në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco