Ylli Manjani pyet Yuri Kim: Çfarë ka ndodhur me letërporosinë për hetimet ndaj Lulzim Bashës?

Ylli Manjani pyet Yuri Kim: Çfarë ka ndodhur me letërporosinë për hetimet ndaj Lulzim Bashës?

20:44, 30/09/2022
A+ Aa A-

Ylli Manjani komenton edhe deklaratat e ambasadores amerikane në Shqipëri, për financimet ruse në disa media. 

Në një lidhje direkte për edicionin e orës 19:00 në Syri Tv me moderatoren Juli Krisafi, Manjani iu drejtua Yuri Kim me disa pyetje, lidhur me hetimet ndaj Lulzim Bashës për lobim në SHBA me financime ruse. 

"Unë kam dy pyetje. Së pari për çështjen e financimeve të quajtura ruse. Ambasada amerikane ende nuk ka sqaruar se çfarë ka ndodhur me letërporosinë për rastin e hetimit ndaj Lulzim Bashës? Askush nuk e di çfarë ka ndodhur. Ku është kjo letërporosi? Ku është letërporosia e zotit Nick Muzin dhënë për FBI e cila duhet të ishte vënë në dispozicion të Prokurorisë shqiptare. Kjo është një pyetje që zonja Yuri Kim nuk i përgjigjet", u shpreh ish-ministri i Drejtësisë.

Gjithashtu, Manjani akuzoi Kim se mbron projektin jo transparent të HEC-it të Skavicës. 

Sërish ai ka disa pyetje për ambasadoren amerikane.

"Së dyti, zonja Yuri Kim dhe përfaqësuesit rreth e rrotull saj duhet të na sqarojnë pse projekti i Skavicësë është jo transparent. Kush e përzgjodhi dhe mbi ç'kritere u përzgjodh kompania Bechtel Enka? Kush financon? Pse duhet të financohet nga një bankë amerikane me interesa të shtrenjta? Flet për korrupsionin zonja Kim, por unë po ju them që ky projekt është korrupsion. Mund të kushtojë 500 mln euro. Këto para do të merren borxh, pa rregulla, pa ligj, në mënyrë sekrete për një investim që është publik. Dhe Yuri Kim mbron mungesën e transparencës. Ne s'dimë asgjë se ccfarë po ndodh. Pse SHBA nëpërmjet Yuri Kim në Shqipëri nuk mbështesin transparencën por konfidencialitetin dhe mbylljen e negociatave?", thekson ai.        

Politika amerikane vitet e fundit në Shqipëri, tha Manjani, është përfaqësuar në nivel të ulët diplomatik ku sipas tij Yuri Kim është ambasadorja më e dobët që Uashingtoni ka patur ndonjëherë në vendin tonë, në 30 vjet. 

"Për shkak të këtij niveli të ulët, populli shqiptar nuk gënjehet nga diplomatët e tyre. Ata nuk bëjnë vota".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco