'Nuk bëhet për çunat e Londrës'/ Manjani: Rama kërkon të amnistojë paratë e krimit që ndodhen në Shqipëri

'Nuk bëhet për çunat e Londrës'/ Manjani: Rama kërkon të amnistojë paratë e krimit që ndodhen në Shqipëri

19:56, 30/09/2022
A+ Aa A-

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani deklaron se Edi Rama nuk synon të legalizojë paratë e emigrantëve përmes amnistisë fiskale. 

Në një lidhje direkte për edicionin e orës 19:00 në Syri Tv me moderatoren Juli Krisafi, Manjani tha se kryeministri ka për qëllim amnistimin e parave të hashashit dhe korrupsionit që qarkullojnë brenda vendit.  

"Cilët shqiptarë paskan kursyer kaq shumë para? Ata shqiptarë që kur shkojnë në traget nuk marrin dhomë, por flenë te shkallët? Nuk është ky rrethi i subjektit. Emigrantët kanë dhënë gjithçka për këtë vend. Së dyti, nuk është çështja as e kriminelëve shqiptarë, siç është batuta e 'çunave të Londrës', se ata të gjithë e dinë që këto para nuk e kanë kaq kollaj t'i lëvizin nga një shtet, në një shtet tjetër, plus që janë para biznesi, nuk kanë kohë të kursejnë. Thelbi është që qeveria kërkon të legalizojë paratë që janë në Shqipëri nga hashashi, korrupsioni, këto janë paratë që do t'i legalizojë në bankë", u shpreh Manjani. 

Por a i gjen dot Edi Rama 84 vota në Kuvend për të miratuar amnistinë fiskale?  

Ylli Manjani: Me këtë Parlament gjithçka mund të ndodhë, ndodh çdo gjë. Nuk kam besim se ky Parlament përfaqëson popullin. Nuk pres që Parlamenti të mbrojë popullin. Deputetët janë të shitshëm dhe të bleshëm, janë në merkato politike, mund të bëjnë gjëma në këtë vend siç kanë bërë në këto vite. 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco